Në qytetin e Tiranës u zhvillua aktiviteti “E ardhmja është në origjinë” me pjesëmarrjen e 9 pakicave kombëtare në territorin e Shqipërisë. Ky aktivitet u mbështet nga Komiteti për Pakicat Kombëtare në Republikën e Shqipërisë. Në të morën pjesë edhe përfaqësues të pakicës etnike bullgare në Shqipëri.
Elza Koja, nënkryetare e shoqatës “Prosperitet Golloborda”, theksoi se “Tradita e bërjes së bukës u soll përmes piteve të ndryshme të zbukuruara me figura lulesh dhe byrekëve të përgatitura me dashuri nga duart e arta të vajzave”. Nëpërmjet gatimeve dhe veshjeve të bukura tradicionale bullgare njerëzit arritën të prekin traditën bullgare. Ky ishte një prezantim shumë i bukur që na flet për dashurinë për jetën, rrënjët tona, trashëgiminë tonë kulturore dhe folklorike, e cila përcillet brez pas brezi.
Moment i rëndësishëm i aktivitetit ishin materialet e regjistruara në terren nga studiuesja Vesellka Tonçeva, e cila dërgoi këngët "Pastroi dhe shtroi Velja", interpretuar nga këngëtarja Rajmonda Tolya nga fshati Golemo Ostreni dhe "Nise vallen o Bojan", interpretuar nga Altin Koçi, Bujar Muça dhe Alfons Muça nga fshati Golemo Ostreni.
Në këtë event morën pjesë edhe znj. Konstantina Bezhani, kryetarja e Komitetit për Pakicat Kombëtare, znj. Milena Selimi, e zgjedhur si përfaqësuese e komunitetit bullgar në këtë institucion, zv. Ambasadori i Republikës së Bullgarisë në Tiranë, z. Asen Paçev dhe konsulli i kësaj përfaqësie z. Bllagoi Petrov, si dhe diplomatë dhe përfaqësues të tjerë të komunitetit.
Vajzat dhe djemtë me kostume, këngë dhe valle popullore bullgare tërhoqën vëmendjen e të gjithëve, duke treguar edhe një herë se komuniteti bullgar respekton rrënjët e tij dhe duke përcjellë një mesazh paqeje, tolerance dhe bashkëjetese me të gjitha pakicat e tjera kombëtare në Shqipëri.
Më tepër për veprimtarinë që zhvillohen në lidhje me bullgarët në Shqipëri mund të lexoni këtu:
Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë edhe në muajin gusht. Shfaqjet e para ishin në qershor, kur grupe folklorike nga Bullgaria prezantuan kostume, valle dhe këngë popullore bullgare para teatrit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e..
Me rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një program pesëmbëdhjetëorësh me muzikë autentike të Rodopeve. Pritet që eventi të tërheqë mijëra..
Vazhdon festivali treditor i qëndisjes për banorët dhe mysafirët e fshatit Vardim në rajonin e qytetit Svishtov. Ajo zhvillohet në sheshin pranë Vatrës së Kulturës "Trudoljubie 1907", njoftuan organizatorët. Festivali promovon një pjesë..