Prof. Vili Lilkov deklaroi se me kandidaturën e tij për kryetar të bashkisë së Sofjes dëshiron të bashkojë votuesit e djathtë. “Për tre vjet e djathta ndahet sistematikisht nga drejtuesit e të ashtuquajturve formacione të së djathtas”, tha Lilkov për BNR. Si gabime ai vuri në dukje mbështetjen e dhënë për Maja Manollova në zgjedhjet për kryetar komune në vitin 2019 dhe për mandatin e dytë të presidentit Rumen Radev në vitin 2020, si dhe hyrjen e një pjese të së djathtës në një qeverisje me BSP-në.
“Insistoj që GERB të dalë me kandidatin e vet, i cili do të mbrojë atë që u arrit deri tashti dhe do të jetë përgjegjës për atë që u premtua, por nuk u realizua”, kërkoi Lilkov.
Në këtë fushatë do t’i përmbahem bisedës për problemet e mëdha të Sofjes dhe nuk do t’i komentoj kundërshtarët e mi në planin personal. Kryebashkiaku i Sofjes duhet ta sjellë në shekullin e 21-të, prandaj jam duke kandiduar, sqaroi Lilkov.
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..