GERB-SDS do të paraqesë propozime ndërmjet dy leximeve të buxhetit për rritjen e pagave në sektorë të ndryshëm për afro 200 milionë leva. Sipas nënkryetares së Grupit Parlamentar të GERB-SDS, Denica Saçeva, ka sektorë me vonesë drastike, ku inflacioni nuk kompensohet mjaftueshëm sa i përket të ardhurave. Para gazetarëve në Kuvendin Popullor, pas takimit me kryesinë e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB), Saçeva theksoi se kërkesat e sindikatave për rritjen e të ardhurve janë të drejta. Pas një takimi me përfaqësues të Konfederatës së Punës “Podkrepa” duke hyrë në parlament, kryetarja e “BSP për Bullgarinë” Kornelija Ninova theksoi gjithashtu se kërkesat e atyre që punojnë në sektorin publik, përfshirë BNR-në, janë të drejta, pasi të ardhurat e tyre aktualisht nuk mund t’i lejojnë të jetojnë normalisht. Më vonë në Kuvendin Popullor, pas një takimi me kryesinë e KNSB-së dhe përfaqësues të BNR-së, Institutit Kombëtar të Sigurimeve dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurve, Ninova saktësoi se Grupi Parlamentar i “BSP-së për Bullgarinë” parashtroi disa nga kërkesat që sindikatat paraqitën para tyre në mëngjes, si propozime për projektbuxhetin e vitit 2023 ndërmjet leximit të parë dhe të dytë.
Punëtorët e uzinës ushtarake “Terem-Han Krum” në Tërgovishte dolën sërish në protestë, duke kërkuar marrjen e pagave të janarit dhe shkurtit. Ata gjithashtu duan të kuptojnë se cila është strategjia e zhvillimit të uzinës ushtarake, pasi nuk ka..
Tubat e parë për zbatimin e projektit për korridorin vertikal të gazit për transportimin e gazit nga jugu në veri tashmë janë dorëzuar në Burgas, njoftoi Ministria e Energjisë. Projekti është një iniciativë e operatorëve të transportimit të gazit..
“Stabiliteti i qeverisë varet nga arkitektët e shumicës – këta janë Borisov dhe Peevski, varet nga mirëkuptimi mes tyre, sepse ata merren me personelin e qeverisë, janë edhe njerëzit që vendosin në cilin drejtim duhet të shkojë.” Këtë koment për..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..