Më shumë se 300 migrantë të paligjshëm u arrestuan në Bullgari gjatë një operacioni special vetëm më 13 korrik, njoftoi zëvendësprokurorja e përgjithshme Maria Pavllova. U konstatuan 19 raste trafikimi. Në konferencën për shtyp u bë e ditur se shërbimet po monitorojnë 59 grupe kriminale me mbi 250 pjesëmarrës të përfshirë në trafikun e paligjshëm të migrantëve. Në vitin 2020, ndaj “trafikantëve” kishte 150 procese, ndërsa në vitin 2022 janë më se 1000.
76 migrantë të paligjshëm u arrestuan në autostradën “Trakia” pranë qytetit Çirpan më 14 korrik, tha për BNR shefi i policisë së qytetit Stara Zagora, Llazar Hristov. Ata janë në moshën 25 vjeç dhe përcaktohen si afganë. Ata ishin të dehidratuar sepse po udhëtonin të ngjeshur në një rimorkio të ndarë. 7 u dërguan në spital. Shoferi i kamionit është bullgar. Të arrestuarit do të dërgohen në qendrën e refugjatëve në Harmanli.
Ministri i Transportit dhe Komunikacioneve, zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov dhe përfaqësuesit e aeroporteve në Sofje, Varna, Burgas, Plovdiv, Gorna Orjahovica, Drejtoria e Trafikut Ajror dhe Drejtoria e Përgjithshme e Administratës së Aviacionit Civil..
Rada e Ukrainës ka miratuar sot blerjen nga Bullgaria të dy reaktorëve për zgjerimin e centralit të Hmelnitskit, raportojnë mediat bullgare. Reaktorët që vendi ynë bleu në 2015 nga Rusia për centralin e parealizuar bërthamor “Belene” iu ofruan Kievit në..
Thellimi i partneritetit strategjik midis SHBA-së dhe Bullgarisë duhet të jetë një prioritet kryesor për qeveritë tona të reja, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një takimi të shkurtër me nënpresidentin amerikan JD Vance. Të dy folën në margjinat e..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..