Mbi 420 pjesëmarrës do të prezantojnë vallëzime nga pesë kontinente në edicionin e 7-të të Festivalit “Pluhuri i Artë”, i cili do të mbahet nga 13 deri më 16 korrikut në fshatin Çellopeç, rajoni i Sofjes. Kërcimtarë nga Kina, ishulli Guam, Indonezia, Kili, Kosova, Mali i Zi, Irlanda, Gjeorgjia, Izraeli etj do të prezantojnë folklorin e vendeve përkatëse. E veçanta e ngjarjes është se përfshin një program konkursi për pjesëmarrësit bullgarë, ndërsa të ftuarit e huaj ofrojnë një përjetim unik përmes performancave dhe kostumeve të tyre tipike, theksojnë organizatorët. Dëshira e tyre është që të “ndërtojnë ura miqësie” mes kulturave të ndryshme.
Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet specifike. Një nga mënyrat për t'i njohur janë rrugët gastronomike, të cilat po fitojnë popullaritet të..
Në shtator të vitit të kaluar, në korin e grave të ansamblit folklorik bullgar "Shevica" në Sofje u përfshi një djalë i ri, me tatuazhe dhe të gjitha karakteristikat e një vokalisti të një grupi kanadez heavy metal – ai hyri dhe u ul me..
Sipas dokumenteve osmane, afër fshatit të sotëm Bivoljane në komunën e Momçillgradit (Bullgaria Jugore) jetonin më shumë se 500 dervishë , të cilët u trajnuan në teqen Elmala Baba. Qendra fetare dikur ishte e njohur si qendra më e madhe e..