Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Denkov për Sky News: Kontratat janë të rëndësishme, por suksesi në fushën e betejës është më i rëndësishëm

| rinovuar më 23-07-11 6.15.MD
Foto: pamje nga ekrani

Dërgimi i municioneve thërrmuese në Ukrainë është një çështje e ndjeshme nga pikëpamja politike, tha kryeministri NikollajDenkov në një intervistë me televizionin Sky News. Ndër të tjerët ai theksoi: “Ne jemi në një luftë në shkallë të gjerë. Kur keni një luftë, kontratat janë të rëndësishme, por edhe më e rëndësishme është të jesh i suksesshëm në fushën e betejës”. Sipas tij, shumë vende kanë nënshkruar Konventën për Municionet Thërrmuese, por SHBA dhe Rusia jo. “Fakti që Rusia nuk e nënshkroi do të thotë se ajo pranon që këto municione mund të përdoren. Nëse i përdorin, është normale të pritet që edhe pala tjetër t’i përdorë”, shtoi kryeministri, cituar nga BTA.

SHBA njoftoi së fundmi se do të furnizojë Ukrainën me municione thërrmuese. Bullgaria është në mesin e mbi 100 vendeve që e nënshkruan Konventën e Oslos për ndalimin e këtij lloji të armëve. Këto municione shpërthejnë në ajër mbi objektiv dhe shpërndajnë shumë copëza të vogla shpërthyese, duke goditur kështu objektivat në një zonë të madhe. Shfrytëzimi i tyre është i diskutueshëm kryesisht për faktin se një numër i konsiderueshëm i tyre bien në tokë pa shpërthyer dhe kështu përbëjnë një kërcënim për popullatën civile për shumë vite pas përfundimit të një konflikti.

Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova e quajti shqetësues faktin që kryeministri NikollajDenkov mbështet ofrimin e bombave thërrmuese nga SHBA për Ukrainën, njoftoi reporterja e BNR, Cvetelina Stojanova.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

80 bullgarë të tjerë u evakuuan me sukses nga Libani, numri i përgjithshëm i të kthyerve është 169

80 shtetas të tjerë bullgarë nga Libani u ulën në Aeroportin e Sofjes me aeroplanin qeveritar. Kështu, numri i të evakuuarve me dy fluturimet pas 30 shtatorit është tashmë 169. Fluturimin e fundit e ka mirëpritur ministrja e transportit Krasimira..

botuar më 24-10-02 9.58.PD

Një bienale ndërkombëtare me akuarel mbledh artistë nga 7 vende në Sofje

Nga data 2 deri më 20 tetor, në galerinë "Nuanca" të Sofjes do të mbahet edicioni i tretë i Bienales Ndërkombëtare të Akuarelit. Ekspozita do të prezantojë veprat e 14 artistëve nga 7 vende - Australia, Bullgaria, Italia, Moldavia, Rusia, Tajvani..

botuar më 24-10-02 6.25.PD

Parashikimi i motit për 2 tetorin

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 12°, në Sofje 5°. Maksimumi do të jetë nga 19 deri në 24°, në kryeqytet do të jetë 21°. Në zonat e larta të Bullgarisë Perëndimore ka kushte për ngrica në mëngjes. Gjatë ditës do të..

botuar më 24-10-01 6.20.MD