Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çdo i pesti bullgar dëshiron që inteligjenca artificiale të ndalohet

Foto: Pixabay

Sipas një sondazhi të agjencisë Trend të porositur nga gazeta “24 Çasa”, sipas 45% të bullgarëve, inteligjenca artificiale do të çojë në humbjen e vendeve të punës dhe 37% besojnë se ajo mund të zëvendësojë punën njerëzore në fushën e tyre. Pothuajse një e pesta (19%) e të anketuarve ndajnë mendimin se duhet të ndalohet sepse krijon rrezik për njerëzit.

63% e bashkatdhetarëve tanë deklarojnë se e dinë se çfarë është inteligjenca artificiale. Të rinjtë janë më pozitivë për përdorimin e saj, ndërsa përgjigjet negative rriten me moshën. Kështu, katër nga dhjetë persona shprehin qëndrim negativ ndaj përdorimit të saj.

Përdorimi i inteligjencës artificiale është më i pranueshëm për shoqërinë tonë në fusha të tilla si marrëdhëniet me klientët (call center) dhe sektori i teknologjisë, rezerva më të shumta për sa i përket aplikimit të saj ka në mjekësi dhe në automjetet vetëdrejtuese.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD