Komisioni Evropian ndërpreu të ashtuquajturën mekanizëm bashkëpunimi dhe verifikimi, me të cilin monitoronte proceset që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit në vendin tonë. Në arsyet e tij, Komisioni thekson se Bullgaria dhe Rumania përmbushën detyrimet e tyre në një shkallë të mjaftueshme dhe monitorimi mund të vazhdojë sipas mekanizmit të përgjithshëm të prezantuar për të gjitha vendet e BE-së - me raporte vjetore që ndjekin sundimin e ligjit në to.
“Ky është një gjest besimi, nga i cili gjykojmë se Bullgaria arriti padyshim diçka të drejtë, pavarësisht periudhës së madhe të pasigurisë dhe paqëndrueshmërisë politike në të cilën ndodhemi për gati dy vjet – theksoi në një intervistë për Radio Bullgarinë, ekonomisti nga Instituti për Ekonominë e Tregut Adrian Nikollov. - Megjithatë, kjo ende nuk do të thotë garanci për pranimin tonë në Shengen nga viti i ardhshëm. Nuk është e sigurt nëse kjo do të jetë pengesa e fundit përpara vendit tonë në këtë rrugë.”
Austria dhe Holanda vazhdojnë të jenë dy vendet anëtare të BE-së që shprehin rezerva për aderimin e vendit tonë në Shengen. Nuk mungojnë arsyet për këtë, edhe rastet që lidhen me sigurinë në kufijtë tanë e dëshmojnë këtë.
“Nuk mund të mos përmendim rastin “Kapiten Andreevo”, pasi tregoi se në çfarë mase Bullgaria mund të luante rolin e kufirit të jashtëm të Shengenit - kujton ekonomisti. - Nuk kishte se si ky skandal, i lidhur me korrupsionin dhe krijimin e një dogane private, ku kryhen të gjitha llojet e transporteve të paligjshme për ryshfet, të mos dëmtonte imazhin e vendit. Veprimet e qeverisë së atëhershme (koalicioni i katërfishtë mes PP, DB, BSP dhe ITN) për t’i dhënë fund kësaj skeme korruptive, ndoshta luajtën një rol pozitiv, pasi partnerët tanë perëndimorë me siguri presin të njëjtën dëshirë për të luftuar edhe tani.”
Mosmarrëveshjet lidhur me anëtarësimin e Bullgarisë në Shengen filluan që nga anëtarësimi i vendit tonë në BE në vitin 2007. Muajt e fundit u shpeshtua kalimi i papenguar i grupeve të mëdha të migrantëve drejt Evropës Perëndimore, të cilët u kapën disa herë në brendësi të vendit tonë.
Kjo gjithashtu kontribuoi në mosbesimin ndaj vendit tonë për sa i përket mbrojtjes së kufijve. Mbrojtja e tyre edhe një herë hyri në vëmendjen e opinionit shoqëror në fillim të muajit të kaluar, kur i kërkuari nga Interpoli Angell Hristov, një hero kriminel i tranzicionit, vdiq në shtëpinë e tij në fshatin Resillovo, në rajonin e qytetit Kjustendill. “Edhe ky rast nuk e prezanton vendin tonë dhe kontrollin kufitar në një dritë të mirë para vendeve që kanë rezerva për anëtarësimin tonë”, është i bindur Adrian Nikollov.
Është e vështirë të përcaktohen humbjet që pëson Bullgaria sepse nuk është pjesë e zonës Shengen. Sipas disa vlerësimeve, vonesa e mallrave të transportuara në kufi, sjell humbje rreth 100 milionë leva në vit për eksportuesit dhe pronarët e kompanive të transportit. Fatkeqësisht, nuk është e mundur të negociohen kompensimet për përfitimet e humbura nga vendi ynë:
“Bëhet fjalë për marrëdhënie biznesi dhe nuk ka asnjë mënyrë për të kompensuar faktin që importuesit bullgarë nuk kishin akses më të lehtë në tregjet e BE-së sesa ato gjermane apo franceze. Problemi do të zgjidhet kur të bëhemi pjesë e Shengenit.Para kësaj, ne duhet të pranojmë se problemet tona politike deri më tani kanë penguar mundësinë themelore për të përfituar nga anëtarësimi ynë në BE.”
Për sa u përket forcave politike në parlament, për temën “Shengen”, ekonomisti nuk pret kontradikta serioze, siç e shohim në objektivin tjetër kryesor të qeverisë – hyrjen tonë në Eurozonë. Sipas tij, bashkimi ynë në këtë zonë do të kontribuojë të paktën pjesërisht në zgjidhjen e problemit të mungesës së fuqisë punëtore në ekonomi. Do të lehtësojë mundësinë e punës për të huajt që ndodhen në vend.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: csreurope.org, Toni Tonçev, BusinessGlobal
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..
Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..