Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

BSP dëshiron që ndihma ushtarake për Ukrainën të jetë publike

Kornelija Ninova
Foto: BGNES

BSP do të paraqesë një projektvendim sipas të cilit çdo ndihmë për Ukrainën të miratohet nga Kuvendi Popullor dhe të jetë publike. Këtë e tha kryetarja e socialistëve, Kornelija Ninova. Aktualisht, Ministria e Mbrojtjes përgatit një listë të klasifikuar të ndihmës ushtarake për Ukrainën, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave dhe votohet në Kuvendin Popullor. Ninova rikujtoi qëndrimin e BSP-së për ndihmën ushtarake për Ukrainën, përkatësisht se kjo e zgjat konfliktin dhe duhet kërkuar një zgjidhje paqësore përmes negociatave diplomatike.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 30 janarin 2025

Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 9°, në Sofje rreth 5°. Vende-vende në gjysmën perëndimore të vendit do të ketë reshje shiu, më të theksuara në zonat malore. Do të fryjë erë e dobët, në Bullgarinë Lindore - erë mesatare..

botuar më 25-01-29 7.35.MD

Do të përshpejtohet dhënia e vizave për turistët dhe punëtorët

Anëtarësimi i Bullgarisë në Shengen është një mundësi e madhe, por edhe një sfidë. Në mënyrë që vendi ynë të përfitojë sa më shumë nga kjo mundësi, duhet të hiqen barrierat administrative që pengojnë sektorin e turizmit. Këtë e deklaruan pjesëmarrësit në..

botuar më 25-01-29 6.27.MD

Një organ i posaçëm do të lëshojë leje për investime nga vende jo anëtare të BE-së

Me vendim të qeverisë sot po krijohet Këshilli Ndërinstitucional për Kontrollin e Investimeve të Huaja Direkte. Ai do të shqyrtojë aplikimet për investime të huaja direkte në Bullgari nga investitorë të regjistruar në vende të treta jashtë Bashkimit..

botuar më 25-01-29 2.17.MD