Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja është një frymëzim për ilustruesin japonez Hiro Kamigaki

Foto: nationalgallery.bg

Një aventurë e vërtetë nëpër labirintet imagjinare misterioze të Sofjes ofron ekspozita më e fundit rregulluar në sallat e galerisë së kryeqytetit “Kvadrat 500”. Ilustruesi japonez Hiro Kamigaki po krijon hapësira të reja urbane të kryeqytetit bullgar në projektin “Labirinti i Sofjes”. Veprat e tij janë të ekspozuara në Galerinë Kombëtare të Arteve dhe nga 22 qershori deri më 20 korrik, fëmijët dhe të rriturit mund të zhyten në traditat kulturore të Bullgarisë, të kombinuara me imazhet e super-heronjve, burrave të maskuara të quajtur bullgarish “kukeri” dhe vjelëseve të trëndafilave. Të pajisur me një xham zmadhues në dorë, ata do të gjurmojnë lëvizjen e tyre nëpër rrugët e kryeqytetit bullgar, do të gjejnë të dhëna dhe do të zgjidhin sfida të tjera misterioze gjatë rrugës, siç ndodh në serinë e librave të Hiro Kamigaki për detektivin Pier, të dashur nga shumë fëmijë bullgarë.

“Qasja karakteristike e Hiro Kamigaki për krijimin e çdo bote të re përfshin një studim të plotë të vendit, mbledhjen e informacionit nga materiali fotografik, hartat satelitore, planet urbane, një tipologji të zakoneve lokale dhe veçorive kulturore – shpjegojnë nga Galeria Kombëtare. - Kamigaki krijon një botë utopike në mendjen e tij, të pangarkuar nga kontakti i drejtpërdrejtë me qytetin në fjalë - ai fillimisht nuk e viziton vendin që do të pikturojë, për të lejuar imagjinatën e tij të rikrijojë një situatë të re magjike. Piktori vizatoi labirintin shumëngjyrësh të Sofjes në vitin 2021 dhe pas vizitës së tij në kryeqytet në verën e vitit 2022, ai dhe ekipi i tij IC4DESIGN krijuan hartën bardhë e zi të qytetit, një version shumë më i saktë dhe i detajuar në të cilin ndërthuren mesazhet verbale.”

Kështu, para syve të shikuesit shpalosen labirinte figurative misterioze, qytete futuriste, balona me ajër të nxehtë, thesare të fshehura, personazhe të pabesueshëm – kafshë, ninja etj. Dhe përveç botës magjike janë objektet dhe thesaret e fshehura që publiku duhet t’i zbulojë - një provë e vërtetë e vëzhgimit, njohurive dhe durimit të çdo fëmije dhe të rrituri.

Ilustruesi japonez Hiro Kamigaki dhe kolektivi i tij IC4DESIGN tërhoqën fëmijët dhe familjet e tyre tashmë me librin e tyre të parë – “Detektivi Pier e zgjidh çështjen”, i cili u botua në Japoni në vitin 2014, dhe një vit më vonë bëri debutimin e tij ndërkombëtar. Seria e librave është e përkthyer në 37 gjuhë në mbi 38 vende, përfshirë Bullgarinë. Kolektivi i ilustruesve, i formuar nga Hiro Kamigaki në Hiroshima në vitin 1998, ka fituar çmime të shumta prestigjioze dhe është zgjedhur si një nga 200 ilustruesit më të mirë në botë nga juria e organizatës American Illustration и Society of Illustrators.

Redaktore Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: nationalgallery.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kinemaja aventureske nga 39 vende mbërrin në "Bansko Film Fest"

Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..

botuar më 24-11-17 7.25.PD
Një kuadr nga filmi

Filmi "Tufa" hap edicionin e 38-të të "Kinomania"

Në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..

botuar më 24-11-13 6.25.PD

Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” fillon me një theks në Ukrainë

Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..

botuar më 24-11-08 6.20.PD