Kryeministri Nikollaj Denkov konfirmoi se presidenti ukrainas Vollodimir Zelenskipo mbërrin sot në vendin tonë. Kryeministri iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve dhe gazetarëve për një orë në Facebook. Sipas tij, programi i vizitës parashikon edhe një takim mes krerëve të shteteve të Ukrainës dhe Bullgarisë.
Kuvendi Popullor pritet të diskutojë një projekt-deklaratë për anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Dje, qeveria miratoi një projekt-deklaratë midis Sofjes dhe Kievit, duke konfirmuar “mbështetjen tonë të fortë politike për Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus për të mbrojtur pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të saj dhe në rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO kur kushtet e lejojnë këtë”.
Gjatë vizitës së Zelenskit do të nënshkruhet edhe një memorandum me Ukrainën në fushën e energjetikës, tha gjithashtu Nikollaj Denkov. Ai njoftoi se vendi bëri një pyetje për reaktorët nga Centrali Elektrik Bërthamor “Belene” në vitin 2018, por qeveria e përkohshme nuk e çoi çështjen përpara.
Nga zyra e shtypit e presidentit Rumen Radev theksuan se presin që shërbimi për shtyp i Këshillit të Ministrave, me ftesë të të cilit Vollodimir Zelenski do ta vizitojë vendin tonë, ta shpallë zyrtarisht vizitën.
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe destinacione të reja – mbi 70 rrugë, deri në më shumë se 20 vende. Pritet një rritje dyshifrore e trafikut..
Të shtunën kundër të dielës (30 mars), ora 03:00në mëngjes, duhet të lëvizim akrepat e orës një orë përpara - deri në 04:00. Në këtë mënyrë, ne do të flemë një orë më pak në atë natë të caktuar, por në të njëjtën kohë, do të jemi në gjendje të..
Gjatë 24 orëve të ardhshme në vend do të mbizotërojë mot me vranësira. Shpërndarje të përkohshme të vranësirave do të ketë kryesisht në orët para mesditës. Gjatë orëve të natës dhe pasdites në shumë vende do të ketë reshje, në disa zona..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..