Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lideri i GERB-it hoqi dorë nga imuniteti i deputetit, nuk dëshiron të shantazhohet

Bojko Borisov
Foto: BGNES

Lideri i GERB-it Bojko Borisov heq imunitetin e tij parlamentar. Vendimi i tij është marrë pas një bisede me grupin parlamentar të partisë.

"Kam folur me grupin parlamentar, në fund të fundit, unë jam Bojko Borisov, do të heq dorë nga imuniteti im i deputetit përkundër veprimeve të ish - Prokurorit të Përgjithshëm kundër meje.

Unë i besoj gjykatës bullgare dhe prokurorisë bullgare. Nuk do të jem viktimë e shantazhit dhe zhvatjes për të vendosur vendimet e tyre". Kështu deklaroi politikani në parlament. Fillimisht, Borisov refuzoi të ndahej nga imuniteti i tij parlamentar. Një hetim i quajtur "Barcelonagate"  po zhvillohet ndaj ish-kryeministrit tashmë 3 vjet, sipas të cilit ai po hetohet për pastrim parash duke blerë një pronë në Barcelonë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një bienale ndërkombëtare me akuarel mbledh artistë nga 7 vende në Sofje

Nga data 2 deri më 20 tetor, në galerinë "Nuanca" të Sofjes do të mbahet edicioni i tretë i Bienales Ndërkombëtare të Akuarelit. Ekspozita do të prezantojë veprat e 14 artistëve nga 7 vende - Australia, Bullgaria, Italia, Moldavia, Rusia, Tajvani..

botuar më 24-10-02 6.25.PD

Parashikimi i motit për 2 tetorin

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 12°, në Sofje 5°. Maksimumi do të jetë nga 19 deri në 24°, në kryeqytet do të jetë 21°. Në zonat e larta të Bullgarisë Perëndimore ka kushte për ngrica në mëngjes. Gjatë ditës do të..

botuar më 24-10-01 6.20.MD

Airbus-i qeveritar evakuoi 80 bullgarë të tjerë nga Bejruti

Grupi i dytë prej 80 bullgarësh që donin të largoheshin nga Libani fluturuan nga Bejruti për në Sofje me Airbusin qeveritar. Avioni pritet të zbresë në Sofje pas orës 19:00. 89 bashkatdhetarë tanët dhe anëtarë të familjeve të tyre janë transportuar..

botuar më 24-10-01 6.03.MD