Për të qenë i qëndrueshëm, integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut duhet të bazohet në përmbushjen e kritereve për anëtarësim në BE, tha presidenti Rumen Radev. Ai priti në “Dondukov” 2 të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saratsin. Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut është parakusht për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, por nuk është i vetmi, theksoi presidenti. Ai përkujtoi se një pjesë integrale e vendimit evropian për integrimin evropian të Shkupit është zbatimi i Traktatit për Miqësi dhe Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë nga viti 2017. Këto nuk janë më pyetje të hapura mes dy vendeve, por pyetje për marrëdhëniet e Shkupit me BE-në, vuri në dukje Radev.
Për fat të keq, gjuha e urrejtjes në Maqedoninë e Veriut është rritur, kemi vërejtur dhunë fizike ndaj qytetarëve me vetëdije bullgare, qitje dhe djegie të klubeve kulturore bullgare”, theksoi presidenti.Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga..