Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Komisioni për Politikën e Jashtme miratoi një projekt-deklaratë për Ukrainën

Foto: mil.in.ua

Komisioni për Politikën e Jashtme në Kuvendin Popullor miratoi një projekt-deklaratë të paraqitur nga GERB-SDS, “Po e vazhdojmë ndryshimin (PP-DB), Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe “Ka një popull të tillë” (ITN), në mbështetje të pranimit të Ukrainës në NATO pas përfundimit të luftës. Sipas deklaratës, mënyra më e drejtpërdrejtë për të rivendosur paqen në Ukrainë, rajonin e Detit të Zi dhe Evropë është tërheqja e plotë dhe e menjëhershme vullnetare e Federatës Ruse nga kufijtë e njohur ndërkombëtarisht të shteteve sovrane të prekura prej saj. Bëhet thirrje gjithashtu për mbështetje të mëtejshme ushtarake dhe teknike për Ukrainën. Partia “Vëzrazhdane” deklaroi se deklarata që do t'i propozohet Kuvendit nesër, më 5 korrik, është e njëanshme dhe objektive.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Psikiatrit kërcënuan me dorëheqje kolektive

Mjekët dhe infermieret nga 12 spitalet psikiatrike shtetërore të vendit protestuan para Ministrisë së Shëndetësisë. Ata kërkojnë një rritje më të madhe të pagave se sa parashikohet në buxhetin e ri. Të pakënaqurit bllokuan për pak kohë qarkullimin..

botuar më 25-03-26 2.16.MD

Deputetët rivendosën grupin parlamentar MEÇ

Partia “Moral, Unitet, Nder” (MEÇ) ka sërish grupin e saj parlamentar. Ajo u rikthye pasi përfaqësuesit e popullit miratuan projekt-vendimin e "Ka një popull të tillë" me 170 vota "pro", 1 "kundër", dhe dy abstenime. Më herët gjatë ditës së sotme, dy..

botuar më 25-03-26 12.01.MD

Ministria e Arsimit dhe Shkencës po shqyrton ndalimin e telefonave celularë në shkolla

Ministria e Arsimit dhe Shkencës po përgatit ndryshime legjislative për ndalimin e telefonave celularë në shkolla, njoftoi ministri Krasimir Vëllçev. Tekstet do t'u paraqiten deputetëve në maj ose qershor. “Dhe për momentin kemi ndalimin e..

botuar më 25-03-26 11.16.PD