Një pikturë e madhe me përmasa 5x6 m që përshkruan unitetin e ëndrrave midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë është pikturuar nga 30 artistë të rinj nga të dy anët e kufirit. Aktiviteti u mbajt para Teatrit Popullor "Ivan Vazov" në kuadër të fushatës "Në të dy anët e kufirit" të fondacionit bullgar "Pamet" (“Kujtesa”). Të rinjtë nga Maqedonia e Veriut janë pjesë e studios artistike për fëmijë “Shenjtorët Kirili dhe Metodi”, nga qyteti i Manastirit, dhe ata nga Bullgaria – përfaqësues të Rodopeve Perëndimore.
Më pas fëmijët u pritën nga presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, me të cilin patën një takim joformal. “Bullgaria është vendi më i interesuar që Maqedonia e Veriut të nisë sa më shpejt negociatat me BE-në për anëtarësim. Por ne duam gjithashtu që të gjithë njerëzit të jenë të barabartë, të kenë të drejta të barabarta (e kam fjalën për Maqedoninë e Veriut), pavarësisht nëse ndihen maqedonas, bullgarë, shqiptarë apo kështu me radhë”, theksoi presidenti Radev.Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..
Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..
Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..
Çdo festë ka aromën, teshat dhe meloditë e saj. Kështu është edhe me Krishtlindjet. Dihet pak për këngët e Koledarëve (Grupet e djemve të Krishtlindjeve)..