Një pikturë e madhe me përmasa 5x6 m që përshkruan unitetin e ëndrrave midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë është pikturuar nga 30 artistë të rinj nga të dy anët e kufirit. Aktiviteti u mbajt para Teatrit Popullor "Ivan Vazov" në kuadër të fushatës "Në të dy anët e kufirit" të fondacionit bullgar "Pamet" (“Kujtesa”). Të rinjtë nga Maqedonia e Veriut janë pjesë e studios artistike për fëmijë “Shenjtorët Kirili dhe Metodi”, nga qyteti i Manastirit, dhe ata nga Bullgaria – përfaqësues të Rodopeve Perëndimore.
Më pas fëmijët u pritën nga presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, me të cilin patën një takim joformal. “Bullgaria është vendi më i interesuar që Maqedonia e Veriut të nisë sa më shpejt negociatat me BE-në për anëtarësim. Por ne duam gjithashtu që të gjithë njerëzit të jenë të barabartë, të kenë të drejta të barabarta (e kam fjalën për Maqedoninë e Veriut), pavarësisht nëse ndihen maqedonas, bullgarë, shqiptarë apo kështu me radhë”, theksoi presidenti Radev.Është duke u realizuar një film artistik për jetën e Lili Ivanovës, njoftoi ekipi i emrit më të madh të estradës bullgare. Filmi mban titullin e punës “Lili– dashuria është jetë”. “Faleminderit të gjithë ekipit në “Mezhdinna stancija” për..
Marioneta dhe kukulla gjigante, shfaqje me zjarre, statuja të gjalla, një makinë teatri, një procesion muzikor dhe karnavali janë pjesë e ngjarjeve në programin e Festivalit Ndërkombëtar të Arteve Rrugore ShestFest. Veprimtaria do të mbahet nga 24..
Universitet i Ri Bullgar shpall fillimin e nismës “Ditët Pranverore të Arteve” – një festë e krijimtarisë dhe kulturës. Nga 22 prill deri më 5 qershor, do të mbahen mbi 30 aktivitete kulturore dhe artistike me pjesëmarrjen e studentëve, profesorëve..
Viti aktual 2025 shënon 1160 vjet nga konvertimi i popullit bullgar në krishterimin ortodoks dhe 1170 vjet nga krijimi i alfabetit bullgar dhe..