Të dhënat e fundit për gjendjen e ujërave të detit pas shpërthimit të murit të digës “Nova Kakhovka” në Ukrainë nuk konstatojnë ndotje të zonës ujore bullgare, njofton Ministria e Mjedisit dhe Ujërave. Parashikimi për pjesën veriperëndimore të Detit të Zi mbetet i favorshëm pasi ndotësit e mundshëm mbeten përgjatë bregdetit ukrainas. “Ujërat bullgare të Detit të Zi janë të pastra. Parashikimet paraprake tregojnë se nuk pritet ndotje në 10 ditët e ardhshme”, konfirmoi ministrja e turizmit Zarica Dinkova në një takim me industrinë e turizmit në qytetin bregdetar Burgas. Sipas saj, kundër vendit tonë po zhvillohet një fushatë hibride brenda dhe jashtë vendit, me të cilën duhet të merren ministria, industria dhe media për të mbrojtur markën “Bulgaria”.
Nuk do të ketë ndryshime të theksuara të motit gjatë 24 orëve të ardhshme - do të mbajë vranësira dhe në shumë vende reshjet e shiut do të vazhdojnë, me ndërprerje të përkohshme. Të mërkurën në fund të ditës reshjet do të dobësohen dhe do..
Termocentrali i dytë më i madh në Bullgari, “ContourGlobal Marica Iztok 3”, do të mbajë punonjësit e tij në këtë fazë. Këtë e tha drejtori ekzekutiv i termocentralit Vasill Shtonov për BNR Stara Zagora. Sot kompania private, në të cilën shteti ka 27%..
Gjendja e pjesshme e jashtëzakonshme në territorin e komunës së Varnës është në fuqi deri më 6 prill për shkak të derdhjes së mazutit në Detin e Zi, i cili arriti në vijën bregdetare dhe në plazhet e qytetit. Burimi i ndotjes mbetet i panjohur...
Bullgaria dhe Jordania do të bashkëkryesojnë një takim të nivelit të lartë në Sofje në kuadër të "Procesit Akaba". Me ftesë të presidentit Rumen Radev..
Dita Ndërkombëtare e Humorit dhe Shakasë festohet veçanërisht në qytetin Gabrovo(Bullgaria Qendrore), ku do të festohet me një program të pasur..
Sot, 31 mars, është dita e fundit në të cilën funksionojnë kapacitetet e termocentralit të dytë më të madh me qymyr në Bullgari, “ContourGlobal Marica..