Një teleskop i ri robotik i Institutit të Astronomisë në Akademinë Bullgare të Shkencave u prezantua zyrtarisht më 1 korrik në Observatorin Kombëtar Astronomik “Rozhen”. Vëzhgimet me të do të kryhen në një mënyrë plotësisht të automatizuar, pa kërkuar praninë e një operatori. Objekti modern hyn në funksion 42 vjet pas hapjes së observatorit. Teleskopi ka një diametër të pasqyrës prej një metër e gjysmë, duke e bërë atë më të madhin e llojit të tij në Ballkan. 3.500.000 leva /1.789.522 euro/ janë ndarë nga shteti nëpërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për ndërtimin e kullës dhe vetë teleskopit, i cili është blerë nga Austria.
Shikoni më tepër:
Gati 2/3 e bullgarëve kanë deklaruar se kanë qenë të lumtur në vitin 2024. 26% janë përgjigjur negativisht në sondazhin tradicional të fundvitit të “Trend”, të porositur nga gazeta “24 Çasa”. Jeta personale, familja, rrethi shoqëror dhe puna janë faktorët..
Me ndihmën e qeverisë së Republikës së Bullgarisë u rinovua oborri i shkollës 9-vjeçare "Xhafer Ollomani" në fshatin Borje të Kukësit. Projekti u realizua nga shoqata “Bullgarët e Shqipërisë” në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Bullgarisë në Tiranë...
Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të forcës nga policia, ndalimin e protestuesve dhe liderëve të opozitës dhe persekutimin e synuar të..