Duke filluar nga kjo verë, mysafirët e Nesebërit mund ta pasurojnë pushimet e tyre buzë detit me shëtitje në malin Stara Pllanina. Një shteg i ri ekologjik me një gjatësi totale prej 4631 m është hapur në zonën e qytetit turistik, raporton uebfaqja bgtourism.bg.
Rruga përshkon një zonë malore të pyllëzuar dhe nga pika më e lartë e saj ka një pamje unike të maleve aty pranë dhe shtrirjes së detit në distancë. Atje është ndërtuar një platformë me një teleskop panoramik. Janë formuar kënde me zona për pushim.
Përgjatë trasesë së eko-shtegut është restauruar një çezmë e vjetër dhe rreth saj ka kënde me vende për pushim. Në të gjithë gjatësinë e eko-shtegut janë vendosur 106 ndriçues diellorë që kursejnë energji dhe mbi pemë janë vendosur kosha mbeturinash. Ka një tabelë informacioni në fillim të shtegut. Eko-shtegu është i përshtatshëm për ecje dhe çiklizëm dhe zbulon një nga zonat më piktoreske në territorin e komunës Nesebër.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: nessebarinfo.comPër të katërtin vit, një nga vendet më të bukura për të fluturuar në botë – Shkëmbinjtë e Bellogradçikut , do të presë Festën e Balonave. Pilotë nga vende të ndryshme evropiane do të marrin pjesë me balonat e tyre në eventin, i cili do të..
Një kompleks i ri historik në Trojan tregon për heroizmin e bullgarëve vendas që morën pjesë në Luftërat Ballkanike (1912-1913), Lutën e Parë dhe Luftën e Dytë Botërore. Kompleksi paraqet historinë e Regjimentit të 34-të të Këmbësorisë së..
Kombinimi i një klime të favorshme, natyrës së bukur dhe ujërave të shumta minerale dhe baltës shëruese në Bullgari është i përshtatshëm për zhvillimin e mjekimeve të ndryshme në resortet tona. Në Kongresin e 11-të Vjetor të Unionit Bullgar të..
Tre mediat publike Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) u shpërblyen nga Shoqata..