Duke filluar nga kjo verë, mysafirët e Nesebërit mund ta pasurojnë pushimet e tyre buzë detit me shëtitje në malin Stara Pllanina. Një shteg i ri ekologjik me një gjatësi totale prej 4631 m është hapur në zonën e qytetit turistik, raporton uebfaqja bgtourism.bg.
Rruga përshkon një zonë malore të pyllëzuar dhe nga pika më e lartë e saj ka një pamje unike të maleve aty pranë dhe shtrirjes së detit në distancë. Atje është ndërtuar një platformë me një teleskop panoramik. Janë formuar kënde me zona për pushim.
Përgjatë trasesë së eko-shtegut është restauruar një çezmë e vjetër dhe rreth saj ka kënde me vende për pushim. Në të gjithë gjatësinë e eko-shtegut janë vendosur 106 ndriçues diellorë që kursejnë energji dhe mbi pemë janë vendosur kosha mbeturinash. Ka një tabelë informacioni në fillim të shtegut. Eko-shtegu është i përshtatshëm për ecje dhe çiklizëm dhe zbulon një nga zonat më piktoreske në territorin e komunës Nesebër.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: nessebarinfo.comSivjet sezoni i skive në Bullgari filloi më herët se zakonisht falë bora e rënë. Në Bansko sezoni u hap në ditët e para të dhjetorit, dhe fillimi zyrtar u vu një javë më vonë. Edhe zonat e tjera të skijimit po punojnë me kapacitet të plotë.Pavarësisht..
Ku do të na çojë viti i ri? “The New York Times” na ndihmon të nisim udhëtimet tona me propozime nga lista vjetore e 52 vendeve më të mira për t'u vizituar në 2025. Ndër to, Bullgaria shquhet si një destinacion tërheqës që përqendron vëmendjen e..
Përderisa Bullgaria po përjeton krizën e radhës politike, ndjenja e të qenit të humbur po thellohet, dhe ndarja dhe pakënaqësia në shoqëri mbizotërojnë, ka një sektor që arriti të thyejë këtë kontekst të errët - turizmi . Në vitin 2024, vendi ynë..