Ministri i drejtësisë Atanas Sllavov tha se më 30 qershor do të paraqesë ankesë në Gjykatën Supreme Administrative kundër zgjedhjes së Borisllav Sarafov ushtrues detyre të rokurorit të përgjithshëm. Sipas Sllavov, procedura për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri duhet të ndërpritet. Në Kodin e Procedurës Administrative ekziston një rregull që kur një çështje paraqitet në Gjykatën Kushtetuese që kundërshton kushtetutshmërinë e një ligji që zbatohet në një proces, siç është padyshim zgjedhja e një kryeprokurori të ri, atëherë organi përkatës pezullon procedimin deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, shpjegoi Sllavov.
Për momentin zgjedhja e prokurorit të përgjithshëm të ri nuk i plotëson pritshmëritë dhe kërkesat e shoqërisë për këtë figurë, shtoi ministri.
Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..