Ndotja pas shpërthimit të digës Nova Kahovka u lokalizua në rajonin e Odesës dhe mbetet në ujërat territoriale të Ukrainës. Nuk ka lëvizje të ndotjes në ujërat territoriale të Bullgarisë dhe Rumanisë. Kështu ka thënë në Varna kapiteni prof. dr. Mirosllav Cvetkov nga Shkolla e Lartë Detare “Nikolla Vapcarov”, transmetoi BNR Varna. Mbi bazën e të dhënave për rrymat detare nga programi evropian i vëzhgimit të Tokës “Kopernik”, po bëhen simulime të lëvizjes dhe shpërndarjes së ndotësve të mundshëm që do të vinin nga Odesa.
Simulimi i 30-të me radhë tregon se ata nuk kanë gjasa të arrijnë në detin tonë, shpjegoi ai. Cvetkov theksoi se deri më tani nuk ka informacione për ndonjë gjë shqetësuese në matjet që po kryhen në Rumani.Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor...
Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se..
Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese..