Mbi 700 nomadë digjitalë nga e gjithë bota mbërritën në Bansko për edicionin e dytë të “Nomad Fest”, i cili organizohet nga Matthias Zeitler, i cili së bashku me komunën është krijues i qendrës së bashkëpunimit në këtë qytet turistik bullgar.
Ideja e festivalit është të mbledhë në një vend njerëz që zgjedhin se ku dhe si të punojnë, me mundësinë për të shkëmbyer ide, për të prezantuar sipërmarrjet e tyre të biznesit dhe për të shijuar bukuritë natyrore, stilin e jetesës së banorëve vendas dhe trashëgiminë kulturore të rajonit të malit Pirin. 7 vjet më parë, kur u krijua hapësira e parë e bashkëpunimit në Bansko, qyteti u bë qendra kryesore e nomadëve digjitale në Evropë. Madje shumë nomadë u bënë banorë të qytetit. Edicioni i dytë i festivalit do të vazhdojë në parkun e qytetit deri më 2 korrik.
Një nga temat e reja të nomadëve digjitalë është optimizimi i mënyrës së punës për të mbledhur veprimtarinë aktive brenda një jave pune 25 orëshe, thonë organizatorët. Ekipi i Matthias Zeitler ka gjithashtu ambicie të krijojë një bazë për nomadët digjitalë në zonën turistik “Semkovo” mbi qytetin Belica dhe aktualisht po zhvillohen negociata për rikonstruksionin e hotelit të vjetër “Rila”, i mbyllur prej vitesh.
Co-living dhe co-working përmes një kooperative - si Semkovo do të bëhet një parajsë për nomadët digjitalëTekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..