Nëse proceset nuk shkojnë mirë, unë do të jap dorëheqje, si dhe një pjesë e madhe e ministrave që kanë hyrë në këtë qeveri për të kryer punën e tyre, tha kryeministri akademik Nikollaj Denkov në Konferencën e Parë Vjetore të Këshillit për Analiza Ekonomike.
“Puna në Këshillin e Ministrave po ecën me një frymë mjaft konstruktive. Ne diskutojmë gjithçka me qetësi dhe me argumente. Problemet janë lidhur me zbatimin e programit legjislativ në parlament. Unë do t'i bashkohem bisedimeve mes grupeve parlamentare, pres që të ketë një takim sa më shpejt”, tha kryeministri dhe shtoi:
“Procesi i emërimit lind tension. Unë shpjegova se çfarë është ky proces - kërkohet konsensus, i cili e ngadalëson atë. Po të mos ishte procesi i tillë, do t'i kisha emëruar të gjithë zëvendësministrat dhe prefektët prej kohësh, sepse stilolapsi është tek unë”.Ministri i Transportit dhe Komunikacioneve, zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov dhe përfaqësuesit e aeroporteve në Sofje, Varna, Burgas, Plovdiv, Gorna Orjahovica, Drejtoria e Trafikut Ajror dhe Drejtoria e Përgjithshme e Administratës së Aviacionit Civil..
Rada e Ukrainës ka miratuar sot blerjen nga Bullgaria të dy reaktorëve për zgjerimin e centralit të Hmelnitskit, raportojnë mediat bullgare. Reaktorët që vendi ynë bleu në 2015 nga Rusia për centralin e parealizuar bërthamor “Belene” iu ofruan Kievit në..
Thellimi i partneritetit strategjik midis SHBA-së dhe Bullgarisë duhet të jetë një prioritet kryesor për qeveritë tona të reja, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një takimi të shkurtër me nënpresidentin amerikan JD Vance. Të dy folën në margjinat e..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..