Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri kërcënon me dorëheqje, por shpreson që bashkëqeveritarët të arrijnë marrëveshje

Foto: БТА

Nëse proceset nuk shkojnë mirë, unë do të jap dorëheqje, si dhe një pjesë e madhe e ministrave që kanë hyrë në këtë qeveri për të kryer punën e tyre, tha kryeministri akademik Nikollaj Denkov në Konferencën e Parë Vjetore të Këshillit për Analiza Ekonomike.

“Puna në Këshillin e Ministrave po ecën me një frymë mjaft konstruktive. Ne diskutojmë gjithçka me qetësi dhe me argumente. Problemet janë lidhur me zbatimin e programit legjislativ në parlament. Unë do t'i bashkohem bisedimeve mes grupeve parlamentare, pres që të ketë një takim sa më shpejt”, tha kryeministri dhe shtoi:

“Procesi i emërimit lind tension. Unë shpjegova se çfarë është ky proces - kërkohet konsensus, i cili e ngadalëson atë. Po të mos ishte procesi i tillë, do t'i kisha emëruar të gjithë zëvendësministrat dhe prefektët prej kohësh, sepse stilolapsi është tek unë”.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Protesta pranë godinës së Kuvendit Popullor për paga të mira

Një nga dy sindikatat kryesore në Bullgari - Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB), organizon një protestë mëngjesin e sotëm pranë ndërtesës së Kuvendit Popullor. Aksioni është caktuar për në orën 08:00 pranë hyrjes zyrtare të..

botuar më 25-03-20 4.45.PD

Parashikimi i motit për 20 marsin

Të enjten në orën 11.01. pranvera astronomike po vjen. Temperaturat minimale do të jenë minus 5 dhe 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Në orët e paradites do të ketë kushte të uljes së dukshmërisë vende-vende në fusha. Gjatë ditës do të..

botuar më 25-03-19 7.30.MD

Një shtetas bullgar që punonte në sistemin e OKB-së ka vdekur në Gazë

Një shtetas bullgar që punonte në sistemin e OKB-së ka vdekur sot në Gazë, sipas informacioneve paraprake të marra nga Ministria e Punëve të Jashtme, njoftoi ministria në faqen e saj të internetit. Informacione shtesë do të bëhen të ditura në një..

botuar më 25-03-19 5.53.MD