Festa Enjovden (“Dita e Enjos”) festohet gjithmonë më 24 qershor, kur kisha nderon lindjen e Shën Gjon Pagëzorit. Tradita folklorike lidhet me ditën e solsticit të verës, kur dielli "shkëlqen" dhe "luan" gjatë lindjes së diellit dhe shkon drejt dimrit. Imazhi popullor sipas fesë së krishterë është i Shën Enjos që vesh pallton dhe shkon të sjellë dimrin, ndreq pallton, ose shkon për borë.
Sipas besimeve, në mesnatën e Vitit të Ri “hapet qielli”; yjet “zbresin në tokë”, magjepsin barërat dhe lulet dhe u japin fuqi magjike shëruese... Shfaqen qenie të mbinatyrshme – vampirët, dragonjtë dhe zanat. Vajzat dhe nuset takojnë lindjen e diellit dhe bëjnë parashikime sipas hijes së tyre për shëndet dhe jetë gjatë vitit, nestinarët në Stranxha vallëzojnë mbi zjarr, në vende të tjera ndizen zjarre rituale - një projeksion i zjarrit qiellor - Dielli.
Mesi i verës është një festë e shumëpritur në fshatin Dollni Bogrov të Sofjes. Aty gratë vishen me këmisha të bardha dhe shkojnë herët në mëngjes për të mbledhur barishte, të cilat janë shumë të larmishme në zonë. Për këtë traditë flet edhe artikulli nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Këtë ditë festojnë ditën e emrit Enjo, Enço, Jana, Janka, Janko, Janço I përgëzojmë me këngën “Elin-Pelin” të interpretuar nga Anastasija Kostova – një interpretuese e njohur e këngëve popullore nga krahina folklorike e Dobruxhës. Repertori i Anastasija Kostovës përbëhet nga mbi 250 këngë popullore, shumica e të cilave ruhen në Fondin e Artë të BNR-së. "Elin-Pelin" është ndër më të njohurat.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Me rastin e 125 vjetorit të vdekjes së kapedanit Petko Vojvoda, më 7 shkurt në qytetin Topollovgrad (Bullgaria Juglindore) do të inaugurohet një pllakë përkujtimore me fytyrën e vijvodës, njoftoi BTA. Ajo iu dhurua komunës nga Nasko Gelimaçev dhe është..
Më 4 shkurt, në qytetin Bllagoevgrad (Bullgaria Jugperëndimore) do të mbahet një ritual i vendosjes së luleve për të shënuar 153 vjetorin e lindjes së revolucionarit bullgar Goce Dellçev. Nuk do të ketë festë të përbashkët të përvjetorit me Maqedoninë..
Më 2 shkurt, Kisha Ortodokse kremton Paraqitjen e Zotit Jezu Krisht në Tempull. Kjo është një nga dymbëdhjetë festat e mëdha të Zotit gjatë vitit dhe kremtohet që nga shekujt e parë të krishterimit. Ligji i Moisiut parashikonte nëse fëmija i..