Dhe këtë verë, një pjesë shumë e madhe e bullgarëve do të zgjedhin plazhet e Greqisë fqinje, pavarësisht rritjes serioze të çmimeve, duke arritur deri në 30% në disa vende. Por edhe një trend tjetër po thellohet. Përveçse një vend për pushime, fqinji ynë jugor po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm si destinacion për investime. Vitet e fundit, mbi 10,000 bashkatdhetarë tanë kanë blerë pasuri të paluajtshme, kryesisht në rajonin e Greqisë Veriore.
Qyteti port i Alexandroupolis, i cili mbështetet kryesisht te turistët nga Turqia, Bullgaria dhe Rumania fqinje, është një vend që gëzon interes të madh turistik dhe investitor. Këtu çmimet e dhomave të hoteleve dhe të lokaleve janë pak më të ulëta në krahasim me pjesët e tjera të vendit dhe fakti që qyteti është vetëm 76 km larg nga kufiri bullgaro-grek është një tjetër plus.
“Pas përfundimit të epidemisë së koronavirusit, çmimet janë rritur ndjeshëm për shkak të kërkesës së lartë, por kjo lidhet edhe me përmirësimin e cilësisë së ofertës sonë turistike. Dhe na vjen mirë që nga viti 2022 numri i turistëve bullgarë në vendin tonë është rritur ndjeshëm”- tha Petros Kyriakidis Zëvëndës Drejtori i Departamentit të Turizmit dhe Shoqërisë Turistike Bashkiake të Alexandroupolis.
“Tashmë vizitorët nga Bullgaria janë nga 50 deri në 60 mijë në vit. Por është e rëndësishme të saktësohet se në dy vitet e fundit, bullgarët blejnë prona të paluajtshme me synimin për të investuar në industrinë e hotelerisë, pasi zona e Alexandroupolis është shumë premtuese nga ky këndvështrim. Nëse një shtetas bullgar që ka një kompani dëshiron të investojë te ne, ai merr përfitime tatimore. Dhe autoritetet mirëpresin çdo investim në këtë sektor, sepse qyteti ynë është në një periudhë rritjeje dhe kërkesa po rritet ndjeshëm. Vetë biznesi vendas nuk ka asgjë kundër kësaj konkurrence. Njerëzit këtu janë të vetëdijshëm se kjo është për të mirën e qytetit dhe të gjithë turizmit në zonë”- thotë Petros Kyriakidis për Radio Bullgarinë.
Alexandroupolis është kryeqyteti i rajonit të Maqedonisë Lindore dhe Thrakisë dhe është porti i tretë më i madh në Greqi. Qyteti u vendos si një qendër ekonimoe dhe transporti në këtë pjesë të kontinentit jo vetëm për shkak të pozitës së tij gjeografike, lidhur me furnizimin me gaz të lëngshëm dhe ndërtimin e interkonektorit me Bullgarinë.
“Një investim shumë serioz i NATO-s është duke u zhvilluar, si dhe dy projekte për ndërtimin e hekurudhës që do të lidh Alexandroupolis me Varshavën dhe do të përshkojnë të gjithë rajonin, përfshirë edhe Bullgarinë. Kështu, Greqia e Veriut bëhet edhe më tërheqëse për biznesin dhe turizmin - shpjegon Chris Mammides - ekspert në sektorin e turizmit dhe reklamave.
“Me anë të këtyre projekteve presim që fluksi i vizitorëve nga vendi juaj të rritet ndjeshëm”- thotë Mammides dhe shton:
“Rritja e turizmit në vendin tonë ka filluar që pas Covid-it dhe tani na bën përshtypje që shumë bullgarë blejnë prona këtu jo vetëm për qëllime personale, por edhe për të investuar në sektorin e hotelerisë. Të tjerë i japin me qira. Kjo do të thotë që bullgarët blejnë prona për t'i përdorur, por në të njëjtën kohë për të zhvilluar biznes me ta" - pohon Chris Mammides.
Sezoni aktiv turistik në Greqinë Veriore ende nuk ka filluar, por nëpër rrugët, plazhet dhe tavernat e Alexandroupolis tashmë dëgjohet gjuha bullgare. Sipas Petros Kyriakidis, bashkatdhetarët tanë zënë një vend të konsiderueshëm në ekonominë vendase dhe vlerësohen shumë jo vetëm si investitorë, por edhe si mysafirë dhe ... fqinjë të mirë:
“Janë turistë shumë të mirë, kanë kulturë konsumatore të ngjashme me tonën, nevoja dhe mentalitet të ngjashëm. Ne vlerësojmë të njëjtin standard të lartë shërbimi, kemi të njëjtat preferenca për restorantet, ushqimin, pijet... Kështu që, ne i duam shumë bullgarët dhe ata gjithashtu na pëlqejnë. Prandaj ne bashkëpunojmë shumë mirë me njëri tjetrin!” – përmbledh Petros Kyriakidis.
Lexoni më tepër:
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Foto: Veneta Nikollova, BGNES
Pushimet mund të jenë të paharrueshme jo vetëm buzë detit, ose në mal, por edhe me një shëtitje në plazhet e egra të Danubit. Secili nga qytetet përgjatë brigjeve të lumit të madh na jep mundësi që të shtrijmë një ombrellë dhe të shkelim në rërat..
"Bullgaria - magnetike dhe e bukur" - me këtë titull, blogerët bullgarë të udhëtimit prezantojnë disa nga vendet më magnetike në vendin tonë. Ekspozita me fotografi unike të realizuara nga udhëtarët mund të shihet në hyrjen e Kopshtit Detar në Varna..
Turizmi rural po bëhet një formë e preferuar rekreacioni, veçanërisht ndër familjet dhe të rinjtë që zgjedhin një mënyrë jetese miqësore me mjedisin dhe duan të minimizojnë gjurmën e tyre të karbonit. Dhe nëse disa vite më parë një pushim në fshat..
Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas..