1/3 e bullgarëve miratojnë kabinetin e Nikollaj Denkov, 43% nuk e miratojnë. Në 3 muaj, vlerësimi pozitiv për punën e presidentit ra me 7% nga 43 në 36 për qind. 51% janë të pakënaqur me kreun e shtetit, sipas një studimi të Qendrës Kërkimore “Trend” të porositur nga gazeta “24 Çasa”. Vetëm 11% kanë vlerësim pozitiv për parlamentin, mosbesimi ndaj institucionit është 80 për qind.
42% miratojnë formimin e një qeverie kompromisi “sepse është më mirë të kemi një kabinet të rregullt”. 37% mendojnë se “partitë bënë kompromise joparimore dhe do të ishte më mirë të kishim zgjedhje të reja”.
GERB-SDS janë forca e parë politike me 24.9% mbështetje, e dyta është "Po e vazhdojmë ndryshimin"-"Bullgaria Demokratike" me 19.4%. “Vëzrazhdane” është e treta me 15.3%, e ndjekur nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) -13.5%, Partia Socialiste Bullgare (BSP) ka 8.9% dhe “Ka një popull të tillë” (ITN) - 4,3 për qind.Përmirësimi i superkompjuterit bullgar Discoverer tashmë përfundoi me sukses dhe makina tani ka sisteme të reja që mundësojnë ofrimin e shërbimeve të specializuara shtesë në fushën e inteligjencës artificiale për biznesin, komunitetin shkencor dhe..
Që nga themelimi i tij më 11 prill 2022, Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji – INSAIT ka arritur një sërë suksesesh dhe vazhdon ta pozicionojë Bullgarinë në hartën globale të teknologjisë. Disa..
Menjëherë pas hapjes së sezonit të motoçikletave në Sofje në fund të marsit, kryeqyteti ynë pret ekspozitën më të madhe të motoçikletave në vendin tonë. Ajo do të mbahet nga sot deri më 14 prill në Arena 8888 Sofja. Do të ekspozohen midis 700 dhe..
“Nëse ka besim të fortë dhe lutje, shenjti do të të ndihmojë dhe do ta çojë lutjen tënde te Zoti”, është i bindur at Georgi Markov nga kisha në fshatin..
Dita Ndërkombëtare e Punës në vetëdijen masive të bullgarit shpesh lidhet me periudhën e socializmit dhe demonstratat madhështore që brezi i vjetër i..
Më 2 maj në Pliska, kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova do të asistojë në kremtimin e 1160 vjetorit të pagëzimit të popullit bullgar dhe..