Agjencia Shtetërore për Refugjatët ka regjistruar një numër rekord kërkesash për mbrojtje ndërkombëtare këtë vit, kujton institucioni me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, që bie më 20 qershor. Nga gjithsej 20 407 aplikime të dorëzuara, 5141 janë për fëmijë, përfshirë 3348 të mitur të pashoqëruar dhe të ndarë nga familjet e tyre. Përveç kësaj, që nga fillimi i luftës në Ukrainë, 160 899 persona morën mbrojtje të përkohshme në vendin tonë, 589 prej të cilëve janë fëmijë të pashoqëruar.
Të dhënat tregojnë një rritje prej 86% krahasuar me vitin 2021 dhe përfaqësojnë numrin më të madh të azilkërkuesve që nga vendosja e sistemit të azilit në vendin tonë në vitin 1993.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti Ambasadorin e Bullgarisë në Prishtinë, Hristo Guxhev, njoftoi agjencia KosovaPress për BTA. Duke falënderuar shtetin bullgar për mbështetjen ndaj Kosovës, KonJufca shprehu kënaqësinë për..
Të mërkurën , nga mesnata, reshjet dhe rreziku për breshër do të lëvizin nga perëndimi drejt Bullgarisë Qendrore dhe Jugperëndimore. Pas mesditës, vranësirat nga jugperëndimi do të çahen dhe moti do të jetë me diell. Temperaturat minimale do të..
“Frika e tund DPS-në. E kam fjalën për aparatin”. Këtë e komentoi për BNR, Korman Ismaillov, ish-kryetar i organizatës rinore të Lëvizjes për të Drejta dhe Liri. Sipas tij, partia, e cila doli e dyta në zgjedhjet parlamentare të qershorit, nuk..
Gushti nuk është muaji më i mirë për një fushatë zgjedhore, as zgjedhje deri në mes të shtatorit. Këtë e tha presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë..
Zëvendësministri hungarez i punëve të brendshme, Bense Retvári, deklaroi se për Presidencën hungareze të Këshillit të BE-së, heqja e kufijve tokësorë..
Dje u bë një provë e re për një insinuatë se Bullgaria do t'i japë para Ukrainës, tha në parlament kreu i GERB-it Bojko Borisov. Në seancën e mbyllur të..