Në një deklaratë për mediat, Asociacioni i Prokurorëve në Bullgari shpreh dyshime për procedurën për lirimin e parakohshëm të Prokurorit të Përgjithshëm Ivan Geshev. Sipas prokurorëve, procedura nuk ka dhënë “një përgjigje të qartë dhe bindëse lidhur me arsyet e fillimit të saj dhe respektimin e rendit të zhvillimit të saj”.
Prokurorët kundërshtojnë edhe ndryshimet në Ligjin për Gjyqësorin dhe Kodin e Procedurës Penale, që ndikojnë në shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Në lidhje me idetë për reforma kushtetuese të hedhura në hapësirën publike, prokurorët theksojnë se ato janë “propozime të pazbatueshme dhe kategorikisht të dëmshme për kushtet bullgare”.
Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Në orët e mëngjesit do të ketë dukshmëri të reduktuar përgjatë brigjeve të lumenjve dhe rreth pelgjeve. Gjatë ditës moti do të jetë me diell..
Bashkëpunimi midis Bullgarisë dhe Kinës në fushën e bujqësisë dhe ushqimit po zhvillohet në mënyrë shumë aktive dhe po zgjerohet vazhdimisht. Kështu u deklarua në takimin në Sofje të zëvendësministres së bujqësisë dhe ushqimit, Llozana Vasileva,..
Rëndësia e anëtarësimit në eurozonë për Bullgarinë ishte në fokus të takimit të kryeministrit Rosen Zheljazkov me Presidenten e Bankës Qendrore Evropiane Christine Lagarde dhe Presidentin e Eurogrupit Paschal Donohoe. Në takimin në Bruksel, ku po..
Në vetëm një ditë, mbi 600 vullnetarë dhuruan gjak për viktimat në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët po trajtohen në Bullgari. Kështu tregojnë..
Ministria e Turizmit nisi një fushatë reklamuese ndërkombëtare në shkallë të gjerë në kanalet National Geographic dhe 24 Kitchen, pjesë e grupit The..
Një nga dy sindikatat kryesore në Bullgari - Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB), organizon një protestë mëngjesin e sotëm pranë..