Nga data 17 deri më 25 qershor, Bullgaria do të festojë Ditën Ndërkombëtare të Jogës me një sërë iniciativash dhe praktikash në 33 vendbanime të vendit. Shkollat e jogës në Sofje do të përfshihen gjithashtu përmes ngjarjeve të ndryshme të pavarura me dyer të hapura. Data zyrtare për të festuar praktikën e shëndetshme, të shpallur nga UNESCO si pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale, është 21 qershori – dita e solsticit të verës, por ngjarjet kushtuar festës nisin ditë më parë. Më 17 qershor, nën patronazhin e Ambasadës së Indisë, në sheshin “Shën Aleksandër Nevski" në kryeqytet do të mbahet një seancë e përbashkët e jogës në të hapur.
Të nesërmen, më 18 qershor, do të zhvillohet edhe Manifestimi Qendror me demonstrime praktike, si dhe leksione për tema të ndryshme që kanë të bëjnë me thelbin e jogës.
Që nga viti 2015, Dita Ndërkombëtare e Jogës festohet edhe në qytete të tjera të vendit, kur Instituti Kulturor i Plovdivit u bashkua dhe filloi të organizojë një festë sinkrone në qytet. Ky shembull ndiqet nga shkollat e jogës në një numër vendbanimesh në Bullgari - Svilengrad, Burgas, Varna, Ruse, Veliko Tërnovo, Gabrovo dhe Pernik.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në shenjë ndjeshmërie për personat me autizëm, më 2 prill, Ura е Plazhit të Burgasit në Detin e Zi do të ndriçohet me ngjyrë blu, njoftoi Bashkia e qytetit Burgas. Kjo ditë u caktua në vitin 2007 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Qëllimi është që..
E udhëhequr nga ideja për ruajtjen e shpirtit bullgar, kulturës dhe gjuhës mes brezit më të ri të fëmijëve bullgarë që jetojnë jashtë vendit dhe si një mësuese bullgare me më shumë se 35 vite përvojë pune në disa shtete evropiane, Ilijana Bojaxhieva Smit..
Ekspozita fotografike “Një dorë e shtrirë. E juaja” tërheq vëmendjen mbi fatin e vështirë të qenve të braktisur në Sofje dhe provokon banorët e kryeqytetit të adoptojnë një kafshë shtëpiake. Nisma është e Ndërmarrjes Komunale të Sofjes "Ekoravnovesie"..
Në vitin 2025, një numër rekord prej 4000 studentësh nga universitete elitare anembanë botës aplikuan për programin veror të kërkimit të Institutit për..
Të huajt përbëjnë 8,6% (15 737) prej të gjithë studentëve në Bullgari. Numri i tyre për dekadën e fundit është dyfishuar. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Banorët dhe mysafirët e Sofjes do të kenë mundësinë të mësojnë për shkencëtarët bullgarë në Antarktidë dhe rolin e tyre të rëndësishëm në eksplorimin..