Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministria e Jashtme dënoi përpjekjet e ambasadorit rus për dezinformim

Foto: MPJ

Përpjekjet për dezinformim për shkak të mbështetjes së Bullgarisë për Ukrainën janë të papranueshme, thuhet në qëndrimin e Ministrisë bullgare të Punëve të Jashtme. Arsyeja e qëndrimit është një publikim më 12 qershor në rrjetet sociale i ambasadores ruse Eleonora Mitrofanova, me rastin e ditës së Rusisë “ku janë shprehur hipoteza dhe supozime për mbështetjen që Bullgaria i ka dhënë Ukrainës”. 

Bullgaria dënon fuqishëm agresionin e paprecedentë dhe të paprovokuar ushtarak rus kundër Ukrainës dhe kontribuon në përpjekjet ndërkombëtare për të mbështetur vendin. Ne jemi të qëndrueshëm në qëndrimin tonë të solidaritetit me popullin e Ukrainës, si dhe në mbështetjen tonë të pakushtëzuar për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit”, thuhet në qëndrim.

Ndihma e dhënë Ukrainës është brenda normave ligjore. “Çdo përpjekje për propagandë dhe dezinformim që cenon vlerat demokratike është e papranueshme”, shton Ministria.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vanja Stefanova

Zëvendës kryeprokurore u zgjodh Vanja Stefanova

Me kërkesë të ushtruesit të detyrës së prokurorit të përgjithshëm Borisllav Sarafov, Kolegji i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor në mënyrë unanime zgjodhi Vanja Stefanovën zëvendës-kryeprokurore. Kështu, zëvendësit e Sarafovit bëhen dy. Në..

botuar më 25-01-09 10.46.PD

Parashikimi i motit për 9 janarin

Mëngjesin e së enjtes do të krijohet mjegull në ultësira dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 5°, në rajonet ekstreme lindore 8-10°, në Sofje rreth 1°. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 17°, më të ulëta, deri..

botuar më 25-01-08 7.30.MD

DB kërkon që emri i kryeministrit të përcaktohet në një takim lidershipi

“Bullgaria Demokratike” (DB) përmes një mesazhi për mediat deklaroi se kërkon që propozimet për kryeministër dhe përbërja e Këshillit të Ministrave të diskutohen në një takim lidershipi dhe pas arritjes së marrëveshjes përfundimtare të menaxhimit...

botuar më 25-01-08 2.31.MD