Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB) kërcënoi me protesta dhe greva nëse Kuvendi Popullor nuk përmbush kërkesën e sindikatës për miratimin urgjent të buxhetit të shtetit me politikë të të ardhurave dhe kompensim për inflacionin për ata që punojnë në sferën buxhetore nga 1 korriku.
Para BNR-së, nënkryetari i KNSB-së Todor Kapitanov deklaroi se duhet të rritet edhe paga minimale: “Siç është rënë dakord në legjislacion, në Kodin e Punës, kërkesa e sindikatave është që vitin e ardhshëm paga minimale të jetë së paku 1000 leva (511 €).
Gjithashtu u bë e qartë se punonjësit e sektorit “Arsimi” janë gati të protestojnë dhe nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre për rritjen e pagave, do t’u japin “mësim proteste” pushtetarëve.
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..