Zëvendësprokurorja e përgjithshme Daniella Masheva do të zëvendësojë prokurorin e përgjithshëm ndërsa Ivan Geshev ndodhet në Strasburg. Përpara se Këshilli i Lartë Gjyqësor të shkarkonte Geshevin nga detyrat, Prokuroria e Apelit të Sofjes rifilloi procedurat paraprake për shkeljet gjatë ndërtimit të gazsjellësit “Rryma Turke”. Kjo bëhet me kërkesë të Prokurorisë Mbikëqyrëse, pas një kontrolli zyrtar të aktit të prokurorit për refuzimin e fillimit të procedimit paraprak. "Rryma Turke” lidh Rusinë me bregdetin evropian të Turqisë përgjatë fundit të Detit të Zi. Përmes Bullgarisë, tubacioni arrin në Serbi dhe Hungari. Pjesa bullgare e gazsjellësit quhet “Rryma Ballkaniike”.
Geshev kërkoi që Kuvendi Popullor t’i heqë imunitetin edhe ish-kryeministrit dhe lider të partisë “Po e vazhdojmë ndryshimin” Kirill Petkov, për paraqitjen e deklaratës së shtetësisë me përmbajtje të rreme në vitin 2021.
Dje patriarku bullgar Daniil priti në takim Princin Ghazi bin Mohammad – kryekëshilltarin e Mbretit Abdullah II për çështje fetare dhe kulturore, njoftoi Patriarkana Bullgare. Princi është pjesë e delegacionit zyrtar të mbretit të..
Rritja e taksave toll prek rëndë transportuesit ndërkombëtarë dhe të gjithë të përfshirë në këtë aktivitet në vendin tonë. Megjithë takimin e përfaqësuesve të transportuesve me Ministrin për Zhvillim Rajonal dhe Punë Publike, Ivan Ivanov, i cili ka..
Gjatë 24 orëve në vijim , vranësira në vend do të mbetet e konsiderueshme. Pasdite në shumë rajone do të ketë sërish reshje shiu. Era do të orientohet përkohësisht nga veri-verilindja. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 3° dhe 8°, në Sofje –..
Donald Trump Jr., djali i madh i presidentit amerikan, po nis një turne në Evropën Lindore, duke përfshirë Pragën, Bratislavën, Budapestin,..
Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë - 7 prill, kryeministri Rosen Zheljazkov shprehu vlerësimin dhe respektin e thellë për mjekët dhe..
Nuk planifikohet privatizimi i Uzinave të Inxhinierisë Mekanike - Sopot dhe informacionet e shpërndara në këtë drejtim janë spekulative, deklaroi..