Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Deri në fund të ditës, Këshilli i Lartë Gjyqësor mund të vendosë çështjen për Prokurorin e Përgjithshëm

Ivan Geshev
Foto: BGNES

Do të dëgjojmë edhe një dëshmitare, zëvendëskryeprokuroren Daniella Masheva. Do të diskutohen provat e kërkuara nga Prokurori i Përgjithshëm Ivan Geshev. Brenda ditës duhet të ketë votim, deklaroi ministri i drejtësisë Atanas Sllavov para mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm. Largimi kërkohet për shkak të fjalëve të shpallura publikisht nga Geshev për deputetët në parlament, duke i quajtur ata "plehra politike".

"Nga tentativa për vrasjen time deri në një përpjekje të inskenuar politikisht për të më larguar në kundërshtim me çdo parim përballë Prokurorit të Përgjithshëm, imagjinoni se çfarë garanci ka çdo gjyqtar dhe çdo bullgar..." tha Geshev, para këshillit. Ai njoftoi se do të shkojë në Bruksel më 12 qershor për të folur në Parlamentin Evropian.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën do të jetë me diell, pas drekës në disa rajone do të jetë me vranësira grumbulluese. Do të fryjë e dobët, në Bullgarinë Lindore erë mesatare nga lindja-verilindja. Temperaturat do të vazhdojnë të rriten dhe maksimumi do të lëvizë ndërmjet..

botuar më 24-07-05 7.05.MD

Hungaria i bëri thirrje BE-së të dërgojë roje kufitare në kufijtë e Bullgarisë dhe Greqisë

Zëvendësministri hungarez i punëve të brendshme, Bense Retvári, deklaroi se për Presidencën hungareze të Këshillit të BE-së, heqja e kufijve tokësorë të Shengen për Bullgarinë dhe Rumaninë është një çështje shumë e rëndësishme. Dëshirojmë që deri në..

botuar më 24-07-05 6.29.MD
Dimitër Gllavçev

Ne ofrojmë 80 milionë euro për Ukrainën, por do t'i japim nëse parlamenti e miraton

Në qëndrimin me të cilin Bullgaria shkon në samitin e NATO-së, thuhet se vendi ynë mund t'i japë Ukrainës 80 milionë euro. Këtë e bëri të ditur në margjinat e Kuvendit Popullor, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev. Megjithatë, ai..

botuar më 24-07-05 3.37.MD