Më shumë se pesëdhjetë prodhues prezantojnë produktet e tyre në Sandanski, në forumin e dytë bujqësor "Nga ferma në tryezën tënde", më 10 dhe 11 qershor. Veprimtaria e organizuar nga Drejtoria Rajonale e Bujqësisë (DRB) - Bllagoevgrad, nën patronazhin e Presidentit Rumen Radev, bashkon në një vend ushqimin dhe verën bullgare të cilësisë së lartë nga prodhuesit vendas, prezantimin e atraksioneve natyrore, kulturën dhe turizmin. Produktet prodhohen pothuajse në të 14 bashkitë e rajonit të Bllagoevgradit dhe janë të ekspozuara në parkun e qytetit "Shën Vraç" në Sandanski. Është planifikuar një program i pasur kulturor me një shfaqje kulinare, një koncert të Vlladimir Ampov - Grafa dhe Band, si dhe një shfaqje me drita nga Teatri i Zjarrit dhe i Hijeve "Fireter" në orët e vona të së shtunës në mbrëmje.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Lojëra, shfaqje filmash, vëzhgim zogjsh dhe koncerte në ajër të hapur janë vetëm disa nga ngjarjet në kuadër të Edicionit të Shtatë të Festivalit të Shkabës, i cili do të mbahet nga 6 deri më 8 shtator në qytetin e Maxharovos. Festa do të shënojë..
Shenjtëria e tij, Patriarku bullgar dhe Mitropoliti i Sofjes Daniil, kryesoi Liturgjinë e Shenjtë festive, së bashku me peshkopin Pahomi të Branicës, Peshkopin Gerasim të Mellnikut dhe priftërinjtë e Kishës Ortodokse Bullgare. Shërbesa solemne..
Në fund të tetorit, për herë të dytë këtë vit, na presin zgjedhjet për deputetë , këtë herë për Asamblenë e 51-të Kombëtare. Politikanët në Bullgari e kanë gjithnjë e më të vështirë të udhëheqin atë që po ndodh në vend Që nga fillimi..