Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbi 31% e prodhimit të energjisë elektrike në vendin tonë është rezultat i parqeve diellore

Foto: Pixabay

Interesi i madh për energjinë diellore në Bullgari mund të shpjegohet me faktin e çmimeve të larta të energjisë elektrike, si dhe me pasigurinë e tregjeve, veçanërisht pas shpërthimit të konfliktit ushtarak në afërsi. Centralet diellore në vend po rrisin ndjeshëm kapacitetin e tyre. “Më shumë se 2000 megavat energji diellore tashmë funksionojnë në Bullgari. Vetëm në vitin 2022 u shtuan centrale diellore të reja me afro 600 megavat”, tha Rumen Petrov nga Shoqata Bullgare Diellore në një intervistë për BNR - Stara Zagora.

Për herë të parë në vendin tonë, fotovoltaikët kanë prodhuar më shumë energji elektrike se centralet bërthamore dhe termocentralet. Kjo ka ndodhur më 1 maj të këtij viti, kur pasdite për disa orë energjia e prodhuar nga termocentralet diellore ka kaluar atë të të gjitha burimeve të tjera, sipas të dhënave të operatorit të sistemit elektroenergjetik. Arsyeja në këtë rast është remontimi i planifikuar i Bllokut V të Centraklit Bërthamor në Kozlloduj, i cili filloi në ditën e fundit të prillit.

Shumë biznese në Bullgari tashmë kanë instaluar panele diellore për nevojat e tyre, janë duke blerë gjithnjë e më pak energji elektrike nga rrjeti dhe ky trend pritet të jetë gjithnjë e më i theksuar në vitet në vijim.

“Si përfitim dhe avantazh do të përmendja që një impiant diellor instalohet për një kohë shumë të shkurtër. Instalimi është i lehtë, investimi nuk është aq i madh. Për momentin, me çmimet aktuale të pajisjeve dhe çmimit të energjisë elektrike, kthimi i investimit në një termocentral diellor është brenda 5-6 viteve”, thotë Rumen Petrov.

Mbi 31% e prodhimit të energjisë elektrike në vend është rezultat i parqeve diellore, energjia bërthamore siguron 29%, ndërsa termocentralet - vetëm 22%, raporton operatori i sistemit të energjisë elektrike. Interes është shfaqur edhe nëpër familje. Mbështetja financiare e personave pritet të ofrohet nëpërmjet dy programeve për centralet diellore për përdorim të përditshëm në Planin Kombëtar për Rimëkëmbjen dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm:

Në lidhje me Bullgarinë më në fund do të doja të zhvillohej segmenti me centralet më të vogla për përdorim shtëpiak, sepse ndryshe nga Europa, kjo gjë nuk është e zhvilluar tek ne. Një opsion është nëpërmjet programeve të ndryshme të ndihmës, siç presim të nisnin së shpejti. Sipas të dhënave paraprake, buxheti i tyre do të mjaftojë për rreth 10 mijë çati. Ky është një fillim i mbarë dhe shpresoj që qytetarët të kenë sa më shumë interes në lidhje me instalime të tilla. Sepse është mirë që energjia që prodhohet të përdoret në të njëjtin vend dhe të mos ketë humbje në rrjetin e transmisionit dhe distribucionit”- shpjegon Rumen Petrov.

A mund të përshtatet vërtet energjia diellore në planin tonë kombëtar për një reduktim 40% të emitimit të dioksidit të karbonit nga energjetika deri në vitin 2025?

“Po, centralet diellore sigurisht që do të kontribuojnë në reduktimin e gjurmëve së karbonit”, thotë Rumen Petrov. – Por ato duhet të kombinohen me një lloj tjetër energjie. Ajo mund të jetë e rinovueshme, për shembull hidrocentralet, centralet me erë, sepse centralet diellore punojnë vetëm gjatë orëve të ditës”.

Që nga fillimi i vitit, eksporti i energjisë elektrike nga Bullgaria është ulur me afro 64%, dhe prodhimi i energjisë elektrike po ashtu është ulur me 5,5% në bazë vjetore. Trendi është karakteristik për të gjithë Evropën, e cila është në recesion.

Lexoni më tepër:

Autore: Veneta Nikollova /nga intervista e Stanisllava Rajanovës nga BNR-Stara Zagora/

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: Pixabay




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Këshilli trepalësh sërish nuk ra dakord për pagën minimale për vitin 2025

Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...

botuar më 24-10-11 3.58.MD
 Vlladimir Malinov

Terminali në Aleksandrupolis kontribuon në konkurrencën e lirë

Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..

botuar më 24-10-09 12.49.MD

Do të modernizojnë ndërmarrjen e vetme shtetërore të përpunimit të qumështit "LB Bulgaricum"

Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..

botuar më 24-10-07 4.36.MD