Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zëvendëskryeministrja Gabriel mori zyrtarisht menaxhimin e politikës së jashtme

Maria Gabriel dhe Ivan Kondov
Foto: BTA

Ministri në detyrë i punëve të jashtme Ivan Kondov ia dorëzoi postin zëvendëskryeministres së re dhe ministre të punëve të jashtme Maria Gabriel. Në një ceremoni zyrtare në ministri, Kondov tha: “Jam jashtëzakonisht i lumtur që kam nderin të mirëpres një profesioniste dhe eksperte të tillë si Maria Gabriel”.

Maria Gabriel falënderoi Ivan Kondov për bisedën e frytshme që patën para ceremonisë. Ajo shtoi se do të konsultohet dhe do të mbështetet në përvojën e diplomatëve në dikaster. “Është një nder për mua që mund të mbështetem në ekspertizën, përvojën dhe dëshirën tuaj, që të gjithë së bashku të mbrojmë vendin dhe rolin e vendit tonë në BE dhe në botë. Le t’i kthejmë sfidat në mundësi”, kërkoi Gabriel.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vanja Stefanova

Zëvendës kryeprokurore u zgjodh Vanja Stefanova

Me kërkesë të ushtruesit të detyrës së prokurorit të përgjithshëm Borisllav Sarafov, Kolegji i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor në mënyrë unanime zgjodhi Vanja Stefanovën zëvendës-kryeprokurore. Kështu, zëvendësit e Sarafovit bëhen dy. Në..

botuar më 25-01-09 10.46.PD

Parashikimi i motit për 9 janarin

Mëngjesin e së enjtes do të krijohet mjegull në ultësira dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 5°, në rajonet ekstreme lindore 8-10°, në Sofje rreth 1°. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 17°, më të ulëta, deri..

botuar më 25-01-08 7.30.MD

DB kërkon që emri i kryeministrit të përcaktohet në një takim lidershipi

“Bullgaria Demokratike” (DB) përmes një mesazhi për mediat deklaroi se kërkon që propozimet për kryeministër dhe përbërja e Këshillit të Ministrave të diskutohen në një takim lidershipi dhe pas arritjes së marrëveshjes përfundimtare të menaxhimit...

botuar më 25-01-08 2.31.MD