Ideja e krijimit të një muzeu për të ruajtur historinë e Bullgarisë frymëzon mendjet dhe zemrat e rilindësve tanë të shquar që para Çlirimit (1878). Ideja u realizua në vitin 1892, kur u krijua Muzeu Kombëtar në Sofje. Në vitin 1906, ai u nda në Muzeun Arkeologjik dhe Muzeun Etnografik Kombëtar, (MEK). Drejtor i parë i tij ishte babai i etnografisë bullgare, Dimitër Marinov.
Për shumë vite me rradhë, specialistë ishin duke e ndërtuar muzeun sipas modelit të muzeve të Evropës Perëndimore dhe arritën të mblidhnin një koleksion të madh, të konsideruar si një nga më të pasurit dhe më të larmishmit në Ballkan. Ekspozita “130 vjet Muzeu Kombëtar” tregon për objektet e koleksioneve, të ndërthurura me biografitë e njerëzve që i kanë studiuar, mbledhur dhe prezantuar.
“Ekspozita u kushtohet themeluesve të muzeut – shpjegon As. Dr. Iglika Mishkova, me idenë e së cilës u realizua ekspozita mbresëlënëse. - Vizitorët do të mësojnë më shumë për njerëzit që lidhën jetën dhe rrugën e tyre profesionale me punën në muze. Ne u përpoqëm të dilnim përtej kornizës së paraardhësve tanë, themeluesve të muzeut, të cilët mblodhën dhe prezantuan në radhë të parë bullgarët, për më tepër popullsinë ortodokse. Ne vendosëm të përfshinim edhe komunitetet e tjera që jetojnë në territorin e vendit, si dhe një koleksion modest të artefakteve të huaja”.
Ekspozita paraqet një pamje të re “prapaskenë” e punës së muzeut, sepse aty kanë punuar ndër vite studiues dhe figura publike të shquara, përfaqësues të inteligjencës bullgare, shkrimtarë, poetë, kompozitorë, piktorë.
Përpjekjet e tyre në kërkimin dhe mbledhjen e objekteve për muzeun pas Luftës së Dytë Botërore janë të jashtëzakonshme. Më 30 mars 1944, Sofja përjetoi bombardimet më të rënda në historinë e saj. Predhat shkatërruan edhe godinën e Muzeut Etnografik Kombëtar. Objektet nga ekspozita, arkivi dhe biblioteka u zhdukën, vetëm një pjesë e koleksioneve u evakuuan dhe arritën të shpëtoheshin.
Drejtori i asaj kohe - etnografi Hristo Vakarellski ishte përgjegjës për restaurimin e trashëgimisë kulturore të shkatërruar. Filluan të mblidhen drithëra dhe materiale të gatshme fabrike, të cilat etnografët i ngarkojnë në kamionë dhe fillojnë udhëtimet e tyre nëpër fshatra për të mbledhur sende për koleksionet e ardhshme të muzeut. Ata shkëmbejnë grurë, pëlhura, çorape etj. për kostume, mbulesa, rrugica dhe tapete.
Mësuesit dhe piktorët e dërguar në MEK gjithashtu luajnë një rol të madh:
“Të gjithë piktorët pas luftës kthehen në muze, ndjekin një kurs special të drejtuar nga Hristo Vakarellski dhe më pas dalin në terren për të dokumentuar dukuritë kulturore në pjesë të ndryshme të vendit. Ndërsa secili prej objekteve të muzeut është pikturuar me veprat e tyre përrallore të punuara me bojëra uji - "pasaportat" e artefakteve të mbledhura, të mbushura nga etnografët dhe të vulosura me vulën personale të drejtorit - tha Dr. Mishkova në një intervistë për Radio Bullgarinë. - Vizitorët e ekspozitës mund të njihen me 130 histori personale, të lexojnë tregime të shkruara prej personave në fjalë, të lexojnë gjithashtu histori interesante për këta njerëz, të shkruara nga bashkëkohësit e tyre, të fitojnë pak më shumë njohuri në lidhje me jetën dhe përditshmërinë e tyre”.
Në vitin 1954, Muzeu Kombëtar Etnografik u vendos në ish-Pallatin e Princit- një nga ndërtesat më të vjetra dhe me historinë më interesante në Sofje. Muzeu edhe sot e kësaj dite ndodhet në krahun lindor, ku ndodheshin dhomat e gjumit, dhomat e pritjes dhe zyrat personale të familjes mbretërore. Ndërsa stafi i muzeut vazhdon të ruajë objektet dhe kërkon mënyra sa më tërheqëse për t'i paraqitur ato para publikut.
Lexoni më tepër:
Përgatiti në shqip: Kostandina BelloFoto: Desisllava Semkovska
Arkeologët bullgarë vazhdojnë studimin e nimfeumit të lashtë (vend i shenjtë i nimfave), zbuluar në kompleksin "Aquae Calidae" pranë Burgasit. Nimfeu zë një vend qendror në banjot e dikurshme romake dhe ka qenë pjesë e një shatërvani me mbishkrim..
Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..
Gjetje të vlefshme dhe unike arkeologjike u zbuluan gjatë gërmimeve në fshatin Kapitan Petko Vojvoda të rrethit të Topollovgradit, raportoi BTA. Arkeologët e udhëhequr nga Daniella Agre kanë gjetur një varr të mundshëm të një aristokrati trak me..
Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë..