Është urgjente ndërtimi i autostradës “Struma” dhe forcimi i rrëshqitjes së dheut në tunelin Zheleznitsa në autostradë, tha për bTV ministri teknik i zhvillimit rajonal dhe punëve publike Ivan Shishkov. Ai ishte i indinjuar që kabineti zyrtar dhe presidenti u quajtën rusofilë dhe “kolona e pestë” që mbron interesat e një vendi tjetër. Gjëja e parë që bëri kabineti zyrtar ishte shkëputja e Bullgarisë nga gazi rus, tha Shishkov dhe saktësoi se flitet për vënien në shfrytëzim të interkonjektorit me Greqinë.
Nëse nuk ndërtojmë Autostradën “Struma”, duke përfshirë edhe tunelin e rrugës evropiane E-79 nën Petrohan, atëherë të gjithë ngarkesat do të anashkalojë Bullgarinë dhe trafiku nga Greqia do të kalojë përmes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, komentoi Shishkov.
Bullgaria propozon që të krijohet një qendër shumëkombëshe e koordinimit detar për të garantuar sigurinë e transportit detar në pjesën perëndimore të Detit të Zi dhe që vendi ynë të presë këtë qendër. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov..
Punëtorët e uzinës ushtarake “Terem-Han Krum” në Tërgovishte dolën sërish në protestë, duke kërkuar marrjen e pagave të janarit dhe shkurtit. Ata gjithashtu duan të kuptojnë se cila është strategjia e zhvillimit të uzinës ushtarake, pasi nuk ka..
Tubat e parë për zbatimin e projektit për korridorin vertikal të gazit për transportimin e gazit nga jugu në veri tashmë janë dorëzuar në Burgas, njoftoi Ministria e Energjisë. Projekti është një iniciativë e operatorëve të transportimit të gazit..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..
Sezoni turistik veror në vendpushimet tona bregdetare do të hapet zyrtarisht më 31 maj në Pomorie , njoftoi Ministri i Turizmit Mirosllav..