Çmimi i gazit natyror duhet të ulet me 15% nga 1 qershori. Këtë propozim ia ka dorëzuar Komisionit për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit drejtoresha ekzekutive e Bulgargaz, Denica Zllateva. Fillimisht, më 11 maj, u diskutua që ulja të ishte 11%. Në mbledhjen e hapur të rregullatorit, Zllateva e argumentoi uljen me faktin se që nga fillimi i majit, çmimi i indeksit të aksioneve për muajin e ardhshëm në Evropë është ulur për 14%, dhe pritet të ulet edhe më tej deri në fund të muajit. Rregullatori do të marrë vendimin përfundimtar më 1 qershor, kur do të hyjnë në fuqi edhe çmimet e reja.
Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..
Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...
Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..