Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sipas gjen. Atanasov, shërbimet ruse e pengojnë atë të ketë pushtet të rregullt në vend

Gjen. Atanasov
Foto: BGNES

Ne po shohim përpjekje nga të gjitha palat për të bllokuar qeverinë. Ndarja është e madhe, pengu është i madh, tha kandidati për kryeministër i "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) akademiku Nikollaj Denkov. Ai shprehu pakënaqësinë që në komisionin ligjor të parlamentit GERB-SDS “kanë gjymtuar” shumë nga ndryshimet në ligjin për pushtetin gjyqësor dhe kjo nuk do të çojë në reforma.

Ka kundërshtim të ashpër për krijimin e një qeverie të rregullt të PP-DB, tha deputeti dhe bashkëkryetar i DB-së Atanas Atanasov. Një nga arsyet janë projektligjet e gatshme të PP-DB për ndryshime në sistemin e sigurisë. “Në sfondin e luftës Agjencia ruse është aktivizuar në maksimum”, tha politikani për Nova TV.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Galin Cokov

Ministri i arsimit me mesazh festiv për Ditën e Iluministëve të Popullit

Më 1 Nëntor shënojmë Ditën e Iluministëve të Popullit. Bullgaria është ndoshta i vetmi vend në botë që ka një festë të tillë, në të cilën bullgarët e merituar - arsimtarë, shkrimtarë dhe revolucionarë - nderohen së bashku. Kjo ditë është simbol i..

botuar më 24-11-01 9.03.PD

Në Sofje u mbajt një takim pune për ndërtimin e linjës hekurudhore përgjatë Korridorit Nr. 8

Përfaqësues të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut morën pjesë në një takim pune për hekurudhën e Korridorit Nr.8, njoftoi Ministria e Transportit. Nga institucioni saktësojnë se takimi i planifikuar për 16 tetor në Bruksel u mbajt më 31 tetor në..

botuar më 24-11-01 8.46.PD
Pamje nga qyteti Dobriç, Bullgaria Verilindore

Parashikimi i motit për 1 nëntorin

Ditën e premte në mëngjes dukshmëria do të jetë e reduktuar vende-vende në lugina dhe ultësira. Temperaturat minimale do të jenë nga 5° deri në 10°, në Sofje 6°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të shpërndara. Maksimumi do të..

botuar më 24-10-31 7.40.MD