Basketbollisti në kombëtaren bullgare Aleksandër Vezenkov mori një tjetër mirënjohje nga ekspertët e basketbollit. Vezenkov është përzgjedhur si lojtari nr. 1 në Evropë për vitin 2023 nga botimi i specializuar eurobasket.com.
Sportisti numër 1 i Bullgarisë, i cili këtë sezon fitoi çmimin për lojtarin më të vlefshëm në EuroLigë, u bë gjithashtu pikëshënuesi më i mirë, duke përfunduar në vendin e dytë me ekipin e tij Olimpiakos në turneun më prestigjioz të basketbollit të Euroklubit për meshkuj. Bullgari u përzgjodh gjithashtu në ekipin ideal të medias së basketbollit së bashku me Lorenzo Brown të Maccabi Tel Aviv, Džanan Musa të Real Madridit, Mathias Lessor të Partizanit dhe Walter Tavares të Realit. Vezenkov u shpall edhe anësori më i mirë i sezonit.Canko Cankov u bë notari i parë që kapërceu një distancë prej mbi 100 km në lumin Danub. Ai e notoi pa ndalur 108 kilometra e 250 metra në lumin Danub për 18 orë, 12 minuta dhe 32 sekonda. Pjesëmarrja e tij ishte sipas rregullave të Shoqatës Botërore..
Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..