Me veprimtari festive në mbarë vendin dhe në hapësirën shpirtërore bullgare jashtë, komuniteti bullgar feston Ditën e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, e alfabetit bullgar, iluminizmit dhe letërsisë sllave.
Kulmi i festës në Sofje ishte parakalimi solemn, i cili përfundoi me një ceremoni përpara Bibliotekës Kombëtare dhe monumentit të Apostujve Shenjtor Kirill dhe Metodij. Në këtë ngjarje, presidenti Rumen Radev tha: “Ka një ditë në vit kur Bullgaria duket ashtu siç shumë prej nesh dëshirojmë ta shohim. Ka një festë për të cilën nuk debatojmë. Në ditën e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, ne harrojmë diskutimet, pozat dhe titujt. Më 24 maj, të gjithë bullgarët kanë mundësinë të ndiejnë rehatinë e gjuhës sonë amtare, ne i kthehemi asaj si shtëpia jonë, edhe kur jemi vetëm në mendime ose larg vendlindjes. Të mos harrojmë se ne jetojmë në gjuhë dhe ajo jeton përmes nesh. Të gjithë së bashku e rregullojmë këtë shtëpi të përbashkët.”
Bullgaria do të përfaqësohet nga presidenti Rumen Radev dhe ministri i jashtëm Georg Georgiev në Konferencën e Sigurisë në Munih. Në axhendën e liderëve botërorë është lufta në Ukrainë, propozimet e presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet e paqes,..
Të premten do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i lindjes. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-jugperëndimor. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 4° dhe 1°, për Sofjen - rreth minus 1°...
Pas shembullit të Kroacisë, e ndjekur nga Greqia, Rumania, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, katër organizata në Bullgari e shpallën 13 janarin një ditë pa blerje në zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë për shkak të..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e..