Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 14°, në Sofje – 8°. Gjatë ditës do të jetë me diell. Pas drekës do të bëhet me re. Në shumë zona në Bullgarinë Lindore dhe në zonat malore do të ketë reshje shiu. Temperaturat maksimale do të jenë nga 23 deri në 28°. Në kryeqytet do të jetë 24°.
Mbi Detin e Zi do të jetë me diell deri në mesditë. Pas drekës, vende-vende do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 20-23°. Uji i detit është 16-17°.
Deri në mesditë do të mbajë mot me diell në zonat malore. Pas mesditës reshje të shkurtra do të ketë kryesisht në malet Rodopa, Stranxha dhe Sakar. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë 16°, në 2000 m deri në 9°.
Ditën e enjte mbi Bullgarinë do të mbajë diell deri në mesditë, më pas do të ketë reshje shiu në shumë rajone, por do të jetë e ngrohtë.
Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy gjuajtësit e parë priten në fund të marsit, 3 të ardhshëm në mes të vitit dhe 3 në fund të shtatorit...
Për herë të parë, Chef's Food Park do të mbahet në Stara Zagora si pjesë e edicionit të tretë të Forumit Kombëtar të Kuzhinës " Chef's Secrets - Evolucioni i Shijes" 2025, transmeton BTA. Gjatë fundjavave, 8 dhe 9 shkurt, qyteti nën pemët e blirit, siç..
Për të 13-tin vit radhazi, prodhuesit e verës nga rajoni i Mellnikut do të prezantojnë më të mirën e prodhimit të tyre në Festivalin e Verës së Mellnikut “Rrushi i Artë”, transmeton BTA. Festivali tradicional i verës do të mbahet në Mellnik më 8 dhe 9..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..