Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

GERB-SDS dhe PP-DB ranë dakord për qeverisje të përbashkët, por në mandatin e dytë

Foto: BGNES

Kandidatja për kryeministër e GERB-SDS, Maria Gabriel, i ktheu presidentit Rumen Radev mandatin e parë për të formuar një qeveri të paplotësuar me arsyetimin se nuk do të lejojë që pjesë e qeverisë  të jenë persona të caktuara përmes marrëveshjeve të pandershme. Para presidentit, Gabriel vuri në dukje se gjatë negociatave me forcat politike në 48 orët e fundit u bë e qartë se me arsye dhe kompromise reciproke do të kërkohet marrëveshje me grupin parlamentar të PP-DB kështu që Bullgaria të ketë një qeveri me parime, synime dhe përgjegjësi të qarta.

Gabriel theksoi gjithashtu se së bashku me akademikun Nikollaj Denkov - kandidat për kryeministër të PP-DB-së dhe drejtuesit e dy formacioneve, kanë një pikëpamje të qartë se mandati i dytë duhet të jetë kombëtar dhe të dyja forcat duhet të nxjerrin një kryeministër dhe një zëvendësministër me rotacion, me një program legjislativ dhe menaxhues si një bazë solide dhe me përgjegjësi të përcaktuara qartë.

Nga ana e tij, Rumen Radev falënderoi Maria Gabriel për përpjekjet e saj dhe theksoi se çdo mandat i mëpasshëm kërkon edhe më shumë kompromise dhe mbi të gjitha komunikim intensiv me shoqërinë.

Pak para kësaj, në Kuvendin Popullor, Maria Gabriel dhe Nikollaj Denkov mbajtën një konferencë, në të cilën u bë e qartë se është arritur një marrëveshje midis dy forcave të para politike për menaxhim të përbashkët në bazë të rotacionit. Si garanci se kjo qeveri do të punojë për të paktën 18 muaj me mbështetjen e forcës së parë politike, për 9 muajt e parë propozimi është që Nikollaj Denkov të jetë kryeministër dhe Maria Gabriel zëvendëskryeministre dhe ministre e punëve të jashtme. Në 9 muajt e ardhshëm kryeministri do të jetë kandidati i GERB-SDS, zëvendëskryeministër kandidati i PP-DB.

Pritet që në ditët në vijim presidenti Radev të dorëzojë mandatin e dytë hulumtues.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 qershorin

Gjatë 24 orëve në vijim , në gjysmën perëndimore të vendit do të zhvillohen sërish vranësira. Gjatë natës në shumë vende do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe bubullima, ndërsa ditën - kryesisht në Bullgarinë Jugperëndimore. Kushtet e breshrit po..

botuar më 24-06-27 7.30.MD
Rumen Radev

Presidenti nuk do të udhëheqë delegacionin bullgar në takimin e NATO-së

Presidenti Rumen Radev nuk e pranon propozimin e Këshillit të Ministrave për të udhëhequr delegacionin bullgar dhe për të marrë pjesë në takimin e krerëve të shteteve dhe qeverive në Uashington, njoftoi Presidenca. Kreu i shtetit nuk pranon disa..

botuar më 24-06-27 5.26.MD

Nuk ka derdhje të ujit radioaktiv nga Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj” në Danub pas një aksidenti

Pas një aksidenti kur blloku 6 i Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj” u mbyll për riparime, nuk pati rrezatim të personelit, nuk kishte dedhje të ujit radioaktiv në lumin Danub dhe operatorët nga centrali u pezulluan përkohësisht. Këtë e përmblodhi..

botuar më 24-06-27 4.05.MD