Në fund të vitit 2022, bullgarët kanë më shumë se 36 miliardë euro në banka. Kjo është një rritje prej 8.2% krahasuar me vitin 2021. Por depozitat e ekonomive familjare janë duke u tkurrur në numër me 2% për vitin dhe tani janë pothuajse 8.9 milionë. 55% e këtyre llogarive të kursimit janë deri në 500 euro. Shuma mesatare e tyre është 85 euro. Sipas statistikave të Bankës Kombëtare Bullgare, 7.22% e kursimtarëve kanë depozita deri në 2500 euro. 290 000 depozitues, ose 4%, mbajnë pothuajse gjysmën e të gjitha parave në banka.
Në vitin 2022, familjet në Bullgari kanë marrë 3 milionë kredi për afro 18 miliardë euro. Mbi 70% e kredive janë deri në 2500 euro. Me fjalë të tjera, bullgarët hyjnë masivisht në borxhe për të mbuluar nevojat e përditshme, komenton kryeekonomisti i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB), Dr. Ljubomir Kostov.
Bullgaria po bën përparim të mirë drejt anëtarësimit në eurozonë, pasi inflacioni po zvogëlohet drejt kufijve të përcaktuar nga kriteret. Këtë e tha për BTA, presidentja e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Odile Renaud-Basso...
Bullgaria renditet e treta në mesin e vendeve të BE-së për sa i përket rritjes së pagës minimale në periudhën 2015-2025. Sipas Eurostat, gjatë kësaj periudhe paga minimale në vend është rritur nga 184 euro në 2015, deri në 551 euro, 10 vite më..
Më pak se një muaj më parë në Bruksel, ministrja e financave Temenuzhka Petkova prezantoi përparimin e Bullgarisë në përgatitjen për anëtarësim në Eurozonë. Aty ajo deklaroi se me politikën e saj të arsyeshme fiskale vendi ynë e ka merituar prej..