Edicioni i pesëdhjetë e pestë i konkursit "Mbretëresha e Trëndafilit" 2023" mbahet më 19 maj, në Shtëpinë e Kulturës "Arsenal" në qytetin Kazanllëk. Organizatorët nga Bashkia në “Luginën e Trëndafilave” kanë përgatitur një surprizë me një prezantim paraprak të kandidateve për kurorën mbretërore në hollin e Shtëpisë së Kulturës. Dhe për të arritur te sa më shumë njerëz, performanca me përzgjedhjen e "Mbretëreshës së Trëndafilit" dhe të nomiuarat e tjera do të transmetohet në video mure të mëdha dhe do të mund të vëzhgohet nga sheshi "Sevtopolis".
Pas përfundimit të garës, në skenën e sheshit, "Mbretëresha e Trëndafilit" e sapozgjedhur do të prezantohet para qytetarëve të qytetit Kazanllëk dhe mysafirëve të tij. Këtë vit, në fillim të qershorit, po afron edicioni i 120-të i Festivalit të Trëndafilit në Kazanllëk. Aty fituesja e 55-të e konkursit "Mbretëresha e Trëndafilit" dhe vajzat e tjera do të veshin fustane të reja, të përgatitura nga stilistja Zheni Zhivkova. Këtë vit, në kulmin e festës, kur parada e karnavaleve kalon nëpër qytet, grupet e komunitetit vendas do të marrin pjesë me kostume origjinale, karakteristike për folklorin e qyteteve binjake të Kazanllëkut jashtë shtetit.
Autore: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Me ndihmën e qeverisë së Republikës së Bullgarisë u rinovua oborri i shkollës 9-vjeçare "Xhafer Ollomani" në fshatin Borje të Kukësit. Projekti u realizua nga shoqata “Bullgarët e Shqipërisë” në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Bullgarisë në Tiranë...
Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të forcës nga policia, ndalimin e protestuesve dhe liderëve të opozitës dhe persekutimin e synuar të..
Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore - Bullgaria" në qendër të Sofjes, nën kupolën “Largoto”. Ekspozita paraqet 44 elementët e trashëgimisë..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..