Ditën e shtunë do të mbajë mot kryesisht me diell, pas mesditës me re të grumbulluara dhe vende-vende do të ketë reshje të shkurtra shiu, të shoqëruar me bubullima. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 21° dhe 26°, në Sofje rreth 21°.
Mbi Detin e Zi do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave dhe në rajone të veçanta kryesisht në bregdetin jugor do të ketë reshje shiu. Temperaturat maksimale do të jenë 18°-22°, kurse uji i detit 15°-16°.
Në zonat malore do të mbizotërojë mot me diell, pas mesditës me vranësira grumbulluese, vende-vende me reshje shiu dhe bubullima. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 14 °, në 2000 m - rreth 7 °.
Të dielën dhe të hënën do të ketë më shumë orë me diell para mesditës. Pas dreke do të zhvillohen vranësira të shoqëruara me shi.
Lideri i koalicionit GERB-SDS që fitoi zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, Bojko Borisov, njoftoi se do të tërhiqet nga kandidatura për kryeministër. Në një konferencë në selinë e partisë, ai i bëri thirrje “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bulgaria..
Borisllav Sarafov i plotëson të gjitha kushtet dhe ka cilësitë për t'u zgjedhur kryeprokuror. Ky qëndrim u mbajt nga Komisionet e Certifikimit dhe Konkurseve dhe të Etikës Profesionale pranë Kolegjit të Prokurorit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke..
Presidenti Rumen Radev, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Vietnam, mbajti një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme me rastin e 75 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Kreu i..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga..