Udhëheqësi i GERB Bojko Borisov foli për një “qeveri kushtetuese” si një opsion për formimin e një kabineti . “Ndryshimi i Kushtetutës kërkon gjithashtu të paktën 160 vota dhe në ditët në vijim mund të zhvillohen diskutime mbi këtë temë”, tha ai në Kuvendin Popullor. Borisov tha gjithashtu se nëse një qeveri nuk zgjidhet javën e ardhshme, nuk do të ketë buxhet shtetëror. Sipas tij, të ardhurat në thesar për tremujorin e parë do të ulen me afro 1.5 miliardë leva dhe nga data 10 deri më 14 qershor “do të ndalojmë pagesën e pagave dhe pensioneve”. Krahas buxhetit janë peng edhe Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, Shengeni, Eurozona dhe fondet, theksoi ish-kryeministri.
Mjekët dhe infermieret nga 12 spitalet psikiatrike shtetërore të vendit protestuan para Ministrisë së Shëndetësisë. Ata kërkojnë një rritje më të madhe të pagave se sa parashikohet në buxhetin e ri. Të pakënaqurit bllokuan për pak kohë qarkullimin..
Partia “Moral, Unitet, Nder” (MEÇ) ka sërish grupin e saj parlamentar. Ajo u rikthye pasi përfaqësuesit e popullit miratuan projekt-vendimin e "Ka një popull të tillë" me 170 vota "pro", 1 "kundër", dhe dy abstenime. Më herët gjatë ditës së sotme, dy..
Ministria e Arsimit dhe Shkencës po përgatit ndryshime legjislative për ndalimin e telefonave celularë në shkolla, njoftoi ministri Krasimir Vëllçev. Tekstet do t'u paraqiten deputetëve në maj ose qershor. “Dhe për momentin kemi ndalimin e..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..